Nikoll Lesi: Edi, lidhi qentë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nikoll Lesi: Edi, lidhi qentë!

11:00 | 12/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, një mori forcash speciale morën me dhunë kryeredaktorin e gazetës, Qamil Xhani. Nuk isha në redaksi në atë moment, por më sqaruan (janë edhe kamerat) se si kryeredaktori mu te dera e “shtëpisë” së tij, pra gazetës, ishte kur ka parë se si policët po rrihnin dy minorenë “protestues”. Gazetari ka drejtuar celularin për t’i filmuar, pasi ishte lajm dhe për lajmin nuk prekesh. Në çast forcat speciale janë turrur drejt kryeredaktorit. Ai i ka sqaruar se jam gazetar dhe drejtues i gazetës, por sapo e kanë dëgjuar fjalën “Koha Jonë”, i janë sulur edhe të tjerë, duke e marrë me forcë, dhunshëm. Dhe po dhunshëm e kanë goditur në makinën e policisë, pavarësisht se iu ka shpjeguar se çfarë pune bën, porse në radiot e policisë dëgjohej: “silleni këtu në komisariat!”, siç tregon më vonë zoti Xhani.

Asnjë shpjegim në makinën e policisë nuk ka dhënë sukses për ta mbyllur rrugës një veprim të tillë të turpshëm policesk. E kanë futur në një sallë me mbi 50 veta në komisariatin numër 2, ku siç deklaron kryeredaktori nuk kishte as maskë, por ngjeshur me njëri-tjetrin si sardele e ku kërciste dajaku.

Nëse do të ishte rast sporadik edhe mund të mos bënim zhurmë të madhe, por rastet po përsëriten vrullshëm. Parmbrëmë morën një gazetar të Oranews, para ca muajsh e provova vetë pak metra nga redaksia, kur tentuan të më merrnin me forcë edhe mua në komisariat, gjë për të cilën ju zoti kryeministër me thatë se ishte gabim.

Read more

Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

Gjermani-Kurasao/ Rikthehet normaliteti në Houston, Havertz shënon nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë –

Por, “gabim”, “gabim” dhe prapë “gabime”, sikur nuk shkon zoti kryeministër!

Natyrisht që nuk keni urdhëruar ju mbrëmë, as drejtori i përgjithshëm i policisë, mendoj as ministri në ikje, por është fryma që keni përhapur në polici e në shtet. Frymë arrogante, dhune dhe bashkuar me një ironi e tallje ndaj çdokujt që nuk është në të njëjtin mendim me ju; e gjitha kjo vjen nga Ju si drejtues qeverie.

E natyrisht, polici apo zyrtari nuk ka pse të marrë leje nga Ju apo nga Endri Fuga, por e di se si duhet reaguar ndaj “armiqve” të pushtetit!

Ndalimi i një gazetari të thjeshtë apo edhe punonjësi të medias mbetet lajm. Aq më tepër, kur ndalohet një kryeredaktor gazete, sidomos i gazetës së parë të pavarur shqiptare, “Koha Jonë”. Edhe Ju keni punuar, pra shkruar, dikur ndër vitet 1992-1997 në gazetën “Koha Jonë”. Shkrime, intervista dhe analiza brilante që drithëronte pushtetin e asaj kohe të Sali Berishës; ju i keni shkruar. Atëkohë, kur na vinte policia te redaksia, ti thoje: “Nuk i nis Saliu, por fryma e Saliut”. Dhe kishe të drejtë.

Për dreq dhe për fat të keq tani pas 25 vitesh ti po vepron me të njëjtën mënyrë, por të pakten ti nuk na ke djegur redaksinë!

Zoti na shpëtoftë edhe nga kjo, si dikur!

Edi!

Ka ardhur koha të ikësh, duhet ta bësh edhe për veten tënde, se je rënduar pak si shumë nga lodhja e pushtetit 8 vjeçar dhe 22 vjeçar në total.

Ik, Edi sa ke kohë se mund të dalësh prapë udhëve lirshëm!

Sa më shumë e mbush kazanin tënd me zullume, aq më vështirë do të jetë ta shpërlash.

Në fakt, kur i vjen ngordhja të zotit të qenve, kështu ndodh!

Nikoll Lesi

Momentet e arrestimit të kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë” Qamil Xhani (film)

Etiketa: edi ramaEndri Fugagazeta “Koha Jonë”Koha Jonëkryeredaktorilidhi qentë!Nikoll LesiNikoll Lesi: EdiQamil Xhaniqentë

Të Lidhura

Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!

Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!

nga 27
20:24 | 14/06/2026
0

Protestuesit kanë reaguar pas njoftimit të largimit të deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste. Një qytetar i është drejtuar partive...

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

nga 27
20:14 | 14/06/2026
0

Interpol Tirana në bashkëpunim me njësinë kombëtare të të kërkuarve pjesë e National Crime Agency, në harkun kohor të katër...

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

nga 27
20:08 | 14/06/2026
0

Interpol Tirana në bashkëpunim me njësinë kombëtare të të kërkuarve pjesë e National Crime Agency, në harkun kohor të katër...

Gjermani-Kurasao/ Rikthehet normaliteti në Houston, Havertz shënon nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë –

Gjermani-Kurasao/ Rikthehet normaliteti në Houston, Havertz shënon nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë –

nga 27
19:58 | 14/06/2026
0

Për “Panzerat” është rikthyer n ë portë veterani Manuel Neuer, ndërsa Julian Nagelsmann nuk është kursyer, duke hedhur më të...

Para
Kreu i OBSH-së: Ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi nëse…

OBSH: Të gjitha vendet të kenë qasje të barabartë tek vaksinat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!

Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!

20:24 | 14/06/2026
Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

20:14 | 14/06/2026
Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

20:08 | 14/06/2026
Gjermani-Kurasao/ Rikthehet normaliteti në Houston, Havertz shënon nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë –

Gjermani-Kurasao/ Rikthehet normaliteti në Houston, Havertz shënon nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë –

19:58 | 14/06/2026
“Shtanget” ekipi i Nagelsmann, Kurasao rikthen baraspeshën në Houston –

“Shtanget” ekipi i Nagelsmann, Kurasao rikthen baraspeshën në Houston –

19:42 | 14/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!
  • Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –
  • Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –
  • Gjermani-Kurasao/ Rikthehet normaliteti në Houston, Havertz shënon nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë –
  • “Shtanget” ekipi i Nagelsmann, Kurasao rikthen baraspeshën në Houston –
  • Nga Sazani, zona e Pishë Poro-Nartë dhe situata në Zvërnec, Rama publikon “faktet” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!
  • Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com