Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik ka ndodhur në Monsampolo del Tronto të Italisë.
Një shqiptar i dehur ka përplasur për vdekje një 59-vjeçar, i cili po drejtonte biçikletën.
Ndërkohë, sipas mediave fqinje, 27-vjeçari shqiptar është larguar nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit, që ishte baba i tre fëmijëve.
Policia ka arritur ta identifikojë nga pamjet filmike dhe ka bërë arrestimin e të riut.