Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Kamëz. Raportohet se një i ri 36 vjeç ka rënë nga lartësia, teksa po bënte disa punime në shtëpinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Azem Hajdari dhe raportohet se i dëmtuari është Klajdi Caka, 36 vjeç, ndërsa ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të çështjes.