Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.
Dy persona që ishin duke rregulluar një pompë pusi, kanë rënë pa ndjenja brenda tij, për shkak të gazit.
Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për një 55-vjeçar dhe një 23-vjeçar, të cilët kanë tentuar të rregullojnë pompën brenda pusit.
Ndërkohë i ka zënë gazi brenda pusit.
Ata janë nxjerr nga familjarë dhe po transportohen me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës.