Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një 36 vjeçare ka vrarë veten me çifte.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:15 ku shtetësja A.T, banuese në Durrës është vetëplagosur me armë gjahu për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.
Mësohet se gruaja ka humbur jetën në spitalin e Durrësit si pasojë e plagës dhe hemoragjisë së rëndë.
Policia po heton mbi ngjarjen sakaq materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.