Hal Robson-Kanu (Uells) – Pa skuadër
Trajneri Koleman i Uellsit e gjeti si pykë për të larguar Garet Bejl nga bezdia e markimin një për një. Të gjithë mund ta kujtojnë se çfarë I bëri me një finte tre mbrojtësve belg në ndeshjen çerekfinale. Robson Kanu është tashmë pa skuadër, pasiiI ka përfunduar kontrata me Riding, ndërkohë që interesuar për të janë vetëm Sëlltik, Suonsi, apo Uatford.
Ragnar Sigurdson (Island) – Krasnodar
Eshtë një mbrojtës, i cili nuk të jep shumë shanse për ta kritikuar. Sigurdson luajti një rol kyç për të nxjerrë jashtë loje Ronaldon dhe Portugalinë në ndeshjen e parë dhe bëri të njëjtën gjë kundër Anglisë, në takimin e Brexit (volumi 2). Mbrojtësi islandez luan për Kransnodar në kampionatin rus dhe për të janë të interesuar Leiçester dhe Totenham.
Majkëll McGovern (Irlanda e Veriut) – Pa skuadër
Portjeri që bëri një performancë të shkëlqyer në ndeshjen kundër Gjermanisë, kur arriti një record autentik: Në një 90 minutësh e ka shpëtuar portën e tij plotë 16 herë. Ishte ai që e drejtoi skuadrën në misionit e kalimit të një grupi shumë të vështirë. McGovern është aktualisht pa skuadër, pas skadimit të kontratës me klubin modest skocez, Hamilton Akademikal.
Lazlo Kleinheisler (Hungari) – Verder Bremen
Eshtë transefuar në janar në klubin gjerman, ndërkohë që Kleinhesler, deri përpara fitores bindëse të Belgjikës në fazën e 1/8 të finaleve të Euro 2016. Mesfushori hungarez është vetëm 22 vjeç dhe tashmë është në fokusin e disa klubeve të Premier Ligës, duke dhënë përshtypjen se aventura e tij tek Verder do të përfundojë ende pa filluar.
Jonas Hektor (Gjermani) – Këln
Eshtë 26 vjeç dhe ndoshta nuk e ka pasur më parë rastin t’I linin të godiste një penallti, por ekzekutoi të më deçiziven, që e kaloi Gjermaninë në fazën gjysmëfinale të europianit, por më e rëndësishmja është që nxorri nga gara Italinë. Hektor luan për këlnin në kampionatin Gjerman që nga viti 2013, ku ka brë 122 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.
Bartos Kapustka (Poloni) – Krakova
Kapustka është vetëm 19 vjeç dhe shumë pak i njohur, por si mesfushor qendre ka shkëlqyer me uniformën e Polonisë në turneun e Francës. Futbollisti adoleshent luan për Krakovën në kampionatin polak, por tashmë ka interesimin e disa prej skuadrave në kampionatet më të rëndësishme të Europës.
Xho Alen (Uells) – Liverpul
Suonsi Siti kishte bërë gati një kontratë prej 8 milionë stërlinash për të marë shërbimet e Alen, I cili ka edhe një vit kontratë me klubin e “Anfild Road”, por pas performancës së tij me Uellsin, Liverpuli e ka ngritur vlerën e kartonit të tij në 14 milionë paund. Ndërkohë që tashmë duhet pritur përfundimi i kompeticionit, që nuk është çudi t’i bëjë shifrat e tij të çmendura.
Robi Bredi (Irelandë) – Noruiç
Futbollisti irlandez kërkohet me këmbëngulje nga Sauthemton dhe Leiçester po për të njëjtën arsye, paraqitjen në europianin e Francës. Futbollisti 24-vjeçar i lindur në Dublin ka shënuar dy herë në këtë kompeticion dhe pas 27 ndeshjes me kombëtaren, tashmë ëhstë kthyer në një prej futbollistëve më të kërkuar më merkato.
Adam Nagi (Hungari) – Ferencvarosh
Eshtë bashkuar me Kombëtaren e tij në Francë, Sauthemton duket në avantazh për të firmosur me klubin e tij, Ferencvarosh, ndërkohë që të interesuar për të janë edhe Marseja e Benfika. Ndërkohë që edhe Leiçester kishte dërguar agjentët e tij në Francë, për mesfushorin 21 vjeçar.
Emanuele Xhakerini (Itali) – Sanderlend
Xhakerini e luajti edicionin e tij të vjetshëm tek Bolonja, por I huazuar nga Sanderlend. Futbollisti 31 vjeçar ka impresionuar me paraqitjet e tij në Euro 2016, ku ka shënuar një gol edhe në ndeshjen ndaj Belgjikës. Ndërkohë që ka thyer regordin e kilometrave të mbuluara në një ndeshje, rreth 13 dhe është pothuajse e sigurtë që ktë sezon do të jetë në një skuadër më kompetitive.