New York Times e besueshme? Ai ishte kjo gazetë që mbrojti gjenocidin stalinist në Ukrainë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times e besueshme? Ai ishte kjo gazetë që mbrojti gjenocidin stalinist në Ukrainë?

15:00 | 03/11/2020
në Bota, Kryesore
0
New York Times' bad decision

New York Times' bad decision

Nga Ilir Seci

Shpesh ndigjojme të përmenden referime si: “Gazeta prestigjioze “New York Times” ka thanë…” ose “Gazeta “NYT” ka krye nji sondazh…”, e të tjera, dhe citimi i kësaj gazete sugjerohet si njifarë etaloni i të vërtetës dhe përgjegjësisë profesionale…

Po sa e vërtetë asht kjo? A asht gazeta “New York Times” ashtu si e paraqesin?

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Askund afër të qenurit “etalon” apo “e përgjegjshme profesionalisht” nuk asht në fakt… Sikur kurrgja tjetër mos me qenë, kësaj gazete i mjafton turpi vrastar i Mohimit të Gjenocidit të Holodomorit në Ukrainën e shtypun në Bashkimin Sovjetik. Gazeta “NYT” në vitet 1931-1933 u ba si me qenë zadhanëse e popagandës zyrtare Sovjetike dhe e mohoi terrorin dhe urinë e Stalinit në Ukraine. “NYT”, në fakt e mohoi atë gjenocid që nga fillimi kur ndodhi e deri në vitet 1980, kur vetë Kremlini e pranoi ma në fund. Në kohën e terrorit të urisë, Gjenocidit të Stalinit krye ndaj fshatarësisë ukrainase që nuk donte (kolkozet), kolektivizimin sovjetik, disa gazetarë të famshëm perëndimorë, përfshirë këtu Walter Duranty dhe Louis Fischer të gazetës “The New York Times” e mohuen kategorikisht Holodomorin. Mohimi i terrorit të urisë ishte nji fushatë dezinformimi shumë e suksesshme dhe e orkestrueme mjaft mirë nga qeveria sovjetike. Lidhun me këtë kompromentim të turpshëm të gazetës “NYT”, pata mësue në vitin 2003, kur lexova se nji fushatë ndërkombëtare u shpall për tërheqjen e Çmimit “Pulitzer” të dhanun gazetarit të “NYT” Walter Duranty, që kishte ba raporte të rreme nga BRSS. Fushata u nis në vjetën 2003 nga “Shoqata e Lirive Civile Ukrainase-Kanadeze” dhe mbështetësit e saj në botë. Gazeta “NYT” megjithatë prapë nuk pranoi me ia hjeke atë çmim duke argumentue se “Duranty mori çmimin për nji seri reportazhesh në lidhje me Bashkimin Sovjetik”, 11 prej të cilave u botuen në qershor 1931. Gazeta “NYT” nuk pranoi me ia hjekë atë çmim mashtruesit Duranty, edhe pse në vjetën 1990, vetë “New York Times” kishte pranue se ato shkrime ishin “disa nga raportimet ma të këqija që kishin dalë në këtë gazetë”.

Lajmi për fushatën e nisun nga “Shoqata e Lirive Civile Ukrainase-Kanadeze” më pati shty me kërkue literaturë dhe me u konsultue me faktet… dhe faktet ishin fushës… simbas studiuesve të publiçistikës: Patrick Wright, Robert C. Tucker, Eugjen Lyons, Mona Charen dhe Thomas Woods, nji nga mohuesit e parë të Gjenocidit të Holodomorit në Perëndim ishte Walter Duranty, fituesi i Çmimit “Pulitzer” në gazetari të vitit 1932, çmim në gazetari në kategorinë e korrespondencës, për reportazhet dhe artikujt e tij mbi “Bashkimin Sovjetik dhe punën për hartimin e Planit Pesë Vjeçar”. Ndërsa uria po bante kërdinë në Ukrainë, Duranty shkroi në faqet e “The New York Times” se “çdo raport për nji uri në Rusi asht sot një ekzagjerim ose propagandë keqdashese”, dhe se “nuk ka asnji uri apo vdekje nga uria, por ka vetëm vdekshmëri të përhapun nga sëmundjet, për shkak të kequshqyerjes në kohën e Carit”. Por, sipas këtyne studiuesve Duranty e dinte fort mirë të vërtetën mbi urinë. Ai ia pranoi atë gja privatisht Eugene Lyons dhe raportoi në Ambasadën Britanike se “popullsia e Ukrainës dhe Vollgës së Poshtme ishte “zvogëlue” me 6 deri në 7 milionë”. Sidoqoftë, në raportet e tij, Duranty minimizoi ndikimin e mungesës së ushqimit në Ukrainë. Siç shkruajti Duranty në një raport nga Moska në Mars 1933: “Kushtet janë të këqija, por nuk ka uri … Por – për me e thanë troç – nuk mund të bash nji omëletë pa thye vezë”. Duranty shkruajti gjithashtu artikuj ku sulmonte ata që shkruenin mbi urinë në Ukrainë, duke i akuzue ata si “reaksionarë dhe propagandistë anti-bolshevikë”. Në gusht të vitit 1933, kardinali i Vjenës Theodor Innitzer bani thirrje për përpjekje për ndihmë, duke deklarue se “uria ukrainase po merrte miliona jetë njerëzish dhe se gjendja ishte aq e keqe sa po i shtynte ata që ishin ende gjallë drejt vrasjes së fëmijëve (infanticide), si dhe kanibalizmit”.

Gazeta “New York Times” më 20 gusht 1933, raportoi akuzën e Kardinalit Innitzer dhe publikoi në faqet e veta nji mohim zyrtar sovjetik: “Në Bashkimin Sovjetik nuk kemi as kanibalë dhe as kardinalë”. Ditën tjetër, me 21 Gusht “NY Times” shtoi edhe mohimin e fjalëve të kardinalit nga reporteri nga BRSS, Walter Duranty…

Dami i këtyne artikujve ishte i madh, sa jetë u humbën, jo vetëm pa u dalë kush zot, por edhe duke i mohue për turp… Shumë historianë konsiderojnë se raportet e Duranty nga Moska ishin thelbësore në vendimin e marrë nga Presidenti Franklin D. Roosevelt për me i dhanë Bashkimit Sovjetik njohjen diplomatike në vitin 1933…

Edhe Bolsheviku Karl Radek ka thanë se ashtu ishte me të vërtetë, ato artikuj ndikuen në vendimin e Presidentit FDR…

Etiketa: Bashkimi Sovjetikgazeta prestigjiozekolkozetLouis FischerNew York TimesNew York Times e besueshme? Ai ishte kjo gazetë që mbrojti gjenocidin stalinist në Ukrainë?Shoqata e Lirive Civile Ukrainase-KanadezeStaliniWalter Duranty

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
U kapën pa maska në rrugë, policia rekord gjobash

Nuk zbatuan masat anti-covid, policia gjobit 627 qytetarë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com