New Europe: Edi Rama, prishet me BE-në – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New Europe: Edi Rama, prishet me BE-në

08:20 | 31/10/2020
në Kryesore
0

Revista e njohur e Brukselit, New Europe, i ka kushtuar një shkrim kryeministrit Edi Rama, pasi doli hapur kundër Brukselit duke miratuar ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Shkrimi mban vulën e të famshmes Kassandra

Dikur, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte kultivuar imazhin e politikanit artist, i cili impresiononte të mëdhenjtë e politikës botërore duke u shfaqur me atlete në samitet e tyre. Pretendonte si ishte i besuari i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan dhe se kishte vëmendjen e presidentit francez Emmanuel Macron, duke krijuar me kujdes imazhin se ai do ta kishte me vete komunitetit ndërkombëtar, çfarëdo që të ndodhte.

Read more

Ndëshkim maksimal për autorin –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Shpërndarja e këtij imazhi nga një rrjet ndërkombëtar kolegësh socialistë, lobistët e paguar, miqtë personalë dhe media të ndryshme mbyti zërat e atyre pak të huajve në Tiranë, të cilët ishin të tronditur teksa shihnin një realitet krejt ndryshe. Raportet e tyre për arbitraritet, korrupsion në nivelet më të larta dhe bashkëpunim me krimin ishin në kontrast të fortë me tablonë rozë të pikturuar në raportet e ish-komisioneres së jashtme të Komisionit Evropian (gjithashtu socialiste) Federica Mogherini, dhe përgjithësisht nuk merreshin në konsideratë.

Por ja që asnjë nga këto nuk i solli Shqipërisë hapjen e lakmuar të bisedimeve të anëtarësimit. Shtetet anëtare të BE, të vetëdijshme për problemet brenda Komisionit, vendosën mbi një duzinë kushte për t’u plotësuar para bisedimeve. Ata nisën ta kontrollonin vetë zbatimin përmes ambasadave të tyre, por Rama sërish bënte sikur s’kishte ndodhur gjë dhe disa herë madje edhe u tall me BE, duke mohuar publikisht ekzistencën e kushteve të vendosura.

Megjithatë, kjo nuk mund të zgjaste shumë.

Bëma e fundit e Ramës ishte prishja e një marrëveshjeje me opozitën, për ndërmjetësimin e së cilës punuan fort edhe BE e SHBA, me synim zgjedhje të rregullta dhe stabilitet pas tyre, duke arritur suksesin më 5 qershor. Për habinë e të gjithë, Rama ndryshoi mendje dhe në tetor e ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kodin Zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore. Qëllimi i tij i dukshëm ishte të ngatërronte aleancën e opozitës, e cila përbëhet nga shumë parti.

Presidenti Ilir Meta, i cili ka pasur marrëdhënie të tendosura me Ramën gjatë dy viteve të fundit, e ktheu ligjin në parlament dhe ia referoi amendamentet Komisionit të Venecias, një trupë juristësh nga Këshilli i Evropës, duke pretenduar për dhunim të Kushtetutës dhe normave evropiane (Shqipëria ende nuk ka Gjykatë Kushtetuese si rezultat i një reforme në drejtësi të kryer keq).

Kjo do të kishte qenë një déjà vu sikur Komisioneri i tanishëm për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, të mos hiqte dorë nga tradita e Komisionit të tij për të mbyllur një sy para shkeljeve të ndryshme të demokracisë, e në disa raste edhe të justifikimit të tyre. Ai i bëri thirrje Ramës më 26 tetor për t’i kërkuar shtyrjen e votimit deri në fillim të dhjetorit, kur Komisioni i Venecias do të kishte bërë publik opinionin mbi këtë çështje.

Rama e hodhi poshtë kërkesën, siç ua bëri të ditur gazetarëve të nesërmen. Varhelyi shkroi në Twitter se ai kishte besim se “Komisioni i Venecias do t’i këshillonte së shpejti palët shqiptare për implementimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të presë për votimin për të llogaritur edhe këtë këshillë”, teksa priste me padurim për zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021.

Varhelyi e përsëriti të njëjtën deklaratë edhe të nesërmen. Parlamenti Evropian, që kishte nxjerrë një deklaratë nga disa parti në korrik, duke paralajmëruar Ramën që të mos prishte marrëveshjen me opozitën, e përkrahur hapur Varhelyin. Disa eurodeputetë bënë deklarata, përfshirë kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, David McAllister, i cili dëshironte të prisnin për Komisionin e Venecias, me qëllim shmangien e polarizimit të mëtejshëm dhe për të mos rrezikuar hapat e tjerë të integrimit në BE.

Një eurodeputet i bëri thirrje Ramës me një letër të hapur që “të vendoste të parat interesat e demokracisë shqiptare dhe perspektivën evropiane të vendit e të ndalonte votimin e amendamenteve në parlament deri sa të fliste Komisioni i Venecias”.

Eurodeputeti shprehur zhgënjim për prishjen e marrëveshjes me opozitën dhe për përpjekjet e Ramës për të përfituar në ndarjen e vendeve në parlament dhe theksoi se refuzimi i këshillës së Varhelyit mund të çonte në ndarjen nga Maqedonia e Veriut, me këtë të fundit që lëviz më shpejt drejt BE.

Sigurisht, kjo breshëri fjalësh nuk e tundi Ramën. Por me Komisionin e Venecias që do të shprehet së shpejti, dhe duke prishur urat me Brukselin, Rama nuk mund të pretendojë se është mbreti i veshur me rroba të bukura, ndërkohë që është lakuriq. Tashmë është i ekspozuar, brenda e jashtë vendit.

Etiketa: BrukseliKryeministri Edi RamaNew EuropeRevista e njohur e Brukselit

Të Lidhura

Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

nga 27
09:44 | 04/06/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër gjatë...

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

nga 27
09:38 | 04/06/2026
0

Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër...

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

nga 27
09:28 | 04/06/2026
0

Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka komentuar në rrjetin social X mbi projektin e Jared Kushner dhe...

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

nga 27
09:10 | 04/06/2026
0

Janë publikuar fotot e dy punonjësve të Policisë së Shtetit që u përfshinë në operacionin e zhvilluar mëngjesin e së...

Para
26 viktima pas goditjeve të tërmetit në Turqi dhe ishullin grek, Samos

26 viktima pas goditjeve të tërmetit në Turqi dhe ishullin grek, Samos

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

09:44 | 04/06/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

09:38 | 04/06/2026
Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

09:28 | 04/06/2026
Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

09:10 | 04/06/2026
Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

08:16 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –
  • Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –
  • Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –
  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com