Nëse je 20 vjeç, ik nga Shqipëria! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëse je 20 vjeç, ik nga Shqipëria!

21:25 | 04/11/2018
në Uncategorized
0

Nga Bernard Marku

Një djaloshi që sot mbush 20 vjeç do t’i thoja të ikte, të largohej nga Shqipëria. Do t’i thoja të merrte çantën e shpinës, celularin, dy libra dhe pak muzikë e ta linte këtë vend.

Nëse je 20 vjeç, ik!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ik, sepse nëse i ke jetuar 20 vitet e para në këtë vend, nuk ke parë asgjë nga ndryshimet e botës. Ke mbetur pas. Ke jetuar 20 vite me debate publike e me përplasje pro dhe kundër Berishës, pro dhe kundër Ramës. Nje përplasje kurvash, “gjykatësish komunistë”.

Një përplasje që ka lënë një dorë pleqsh të debatojnë për një vend që nuk ekziston. Fike televizorin se kurrë nuk do mësosh prej tij. Kultura nuk është një pilulë që ta gëlltisësh.

Do të thoja të ikësh se ke jetuar 20 vite me të njëjtat rrugë, me të njejtët pallate, me të njëjtët autobuzë, se për trenat as që bëhet fjalë t’i njohësh. Duhet të ikësh e të shohësh si kanë ndryshuar Londra, Parisi, New York-u në këto 20 vite. Ke lindur në agim të pranverës së Kryeministrave e të Kryetarëve te Bashkisë por ndërkohë je bëre madhor dhe pret akoma të bëhet unaza e Tiranës. Për ty nuk ka ndryshuar asgjë, por bota ka rendur me vrap. Si ka mundësi?!

Po të ishe nisur do të kishe parë bibliotekën e Europës të spostohej nga një pallat i shekullit te XVII te një godinë më e përshtatshme për përvetësimin e kulturës. Sepse librat, zbulimet shkencore, nuk shërbejnë fare nëse nuk përvetësohen. Po të ishe nisur, do të kishe parë trenin që udheton me 90 km/orë dhe pa trenist në një metrò të ndërtuar për 5 vite. Do të kishe parë një vend si Afrika e Jugut, të kalojë nga dallimi racial në organizimin e kampionatit botëror të futbollit.

Bëj një gjë: ik!

Mos dëgjo ata që të thonë duro edhe pak.

Lëre këtë vend! Zbulo bukurinë e trupave të tjerë e të aromave të tjera, të ushqimeve të tjera. Merru me politikë! Po po, merru me politikë! Se nuk është gjithandej “mut”. Por ama zgjidh mësues të tjerë! Një pokitikan i mirë nuk është sharlatan, por nje burrë që mban mbi shpatulla vizionin e një vendi, pavarësisht votave.

Ik, që të kuptosh se diploma nuk është formim. Ik, sepse festa që duan të organizojnë për diplomën është një farsë për të cilën ti nuk ke nevojë. Ajo që mban në duar ështê një copë letër, nuk ka vlerë. S’ke çfarë të festosh. Festohet e ardhmja, jo e kaluara.

Ik, se perndryshe, edhe kur të bëhesh 40 vjeç do të të thonë që je i ri. Nuk është e vërtetë. Ik, se nuk duhet të lexosh gazetat që mbushen me dhunë e me kronika të zeza.

Nisu! Na lë këtu neve, si të dënuar të një ferri që vetë e kemi krijuar. Merr fluturimin drejt veriut dhe thith bukurinë e ndjenjës së të jetuarit në komunitet. Sepse fqinja që të jep sheqerin nuk e bën për lëmoshë, por është një mënyrë për të shpresuar që një ditë edhe ti do të bësh të njëjtën gjë… Sepse të jesh më shumë se vetvetja, të jesh një bashkësi, është ndarja e qëndrueshme dhe e heshtur e rregullave që u lejon të gjithëve të ecin përpara. Dhe këtë gjë, ne, as nuk e dimë fare se cfarë është. Bashkësi nuk do të thotë të zgjohesh një mëngjes e të rindërtosh atë që u shkatërrua e u dogj, por do të thotë të punosh çdo ditë në heshtje.

Mos dëgjo “heronjtë”, “të fortët”! Ky komb nuk ka nevojë për ta. Përkundrazi, janë ata që ushqehen me këtë vend, sepse, pa të këqijat e këtij vendi, nuk do të mund të jetonin.

Nisu dhe kthehu vetëm atëhere kur të bindesh që ka ardhur koha jote. Kthehu vetëm nëse ke parë ndryshimin dhe mendon se ja vlen ta sjellësh atë këtu.

Kthehu me ëndërrat e një njëzetvjeçari mbi shpatullat e një të rrituri./Dritare.net

Etiketa: Berishabernard markuRamaShqiperi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Doda: Panajot Barka gënjeu publikisht, fotoja me armë në dorë është turpi i tij

Doda: Panajot Barka gënjeu publikisht, fotoja me armë në dorë është turpi i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –

Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –

22:04 | 26/12/2025
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –

21:38 | 26/12/2025
pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

21:24 | 26/12/2025
pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

21:20 | 26/12/2025
Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulajn dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione –

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione –

20:50 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –
  • “Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –
  • pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –
  • pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –
  • Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione –
  • Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulajn dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –
  • “Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com