Nëse dëshiron largimin e Ramës, duhet të godasësh Trump! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëse dëshiron largimin e Ramës, duhet të godasësh Trump!

11:28 | 08/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Reflektim!

Nga Geni Nanaj

Mendoj se është koha e duhur, që Opozita “e bashkuar”, të bëjë një revizion të brendshëm në aspektin personal dhe të aftësive të saj opozitare.
Në këto 7 vjet opozitë, ka patur qindra aksione opozitare për të dëshmuar me të drejtë korrupsionin, dështimet, kriminalizimin dhe keqeverisjen socialiste.
Në të gjitha këto aksionizma, ajo pak a shumë ka dështuar. Shpesh herë edhe për faj të saj, të politikave të gabuara, por edhe të personave të gabuar që bëjnë opozitën.
Njëra nga këto formate opozitare në mungesë të përfaqësimit institucional është media, bashkë me “gazetarët” apo blogerët nëpër facebook.
Një rast flagrant i kalkulimit të gabuar opozitar po konsumohet këto ditë, me zgjedhjet në USA dhe tifon e shkalluar dhe absurd për Trump.
Ideja e kësaj taktike pro Trump ishte, me siguri gishti luftarak drejt Ramës. Jo më kot artikulohet, pa teklif Sorosi e gjoja “vota e vjedhur” si paralele me Shqipërine e zgjedhjeve dibrançe. A thua se Trump-i i futi dajak Ramës për gjemat që bëri apo gojën që hapi kundër Trump në telebela.
Angazhimi opozitar në grup pro Trump, mund të thuhet që tani, ka dëmtuar dhe minon besueshmërine ndaj opozites. E ka ekspozuar opozitën drejt prozhektorëve të propagandës ramiste duke e tallur për këto aksionizma turmash.
Qasja mediatike irracionale, retorika e varfër intelektuale, fjalori dyklasor apo edhe ndërlidhja rrakadakçe e tipareve të politikës amerikane me ato shqiptare, të një media të caktuar, me aktorë të dyshuar për intelekt janë shprehje të qarta të dështimit profesional, të opozitës “së bashkuar”. Kjo politikë mediatike e pamenduar dëmton dhe ka kosto në publik e më gjerë.
Aktualitet:
?? Në USA po ndodh një TMERR demokratik nga një President që sillet clown-çe, si Rama në zgjedhjet vendore për 10 vota kundër Bashës!
Në USA shumica (73 milionë) po i thotë mjaft një Presidenti që u soll njësoj si Rama, duke shkatërruar çdo traditë e logjikë institucionale demokratike.
Trump votohet në shumicë e ndryshe nga Biden, nga katunarët e intolerantët e SHBA. Biden është shumicë në çdo qytet apo metropol dhe përfaqëson qytetarinë. Ndryshimi intelektual midis kampeve është kolosal!
Në SHBA kemi një President
– që sillet si në sulltanat familjar, nuk dëgjon askënd – njësoj si Rama.
– që promovon desintegrimin dhe ka dëmtuar qëllimshëm aleancën Euro-Atlantike – njësoj si Rama.
– që thërret ekstremistët për ndihmë – njësoj si Rama kriminelët nën hyqmin e tij.
– që bën rolin e opozitarit dhe populizon me popullin – njësoj si Rama.
– që faktorizoi Serbinë dhe goditi demokracinë në Kosovë duke përzënë Kurtin nga qeverisja – njësoj si Rama.
– që me Grenell donte të ndante Kosoven dhe falë Gjermanisë dështoi – njësoj si Rama.
– që detyroi Kosovën në premtime të pabesueshme kundër interesave të saja, njësoj si Rama.
– që mediatizon Shqipërinë si vend mysliman – njësoj si Rama që damkos Shqipërinë anë e mbanë.
Trump ka një problem të njëjtë si Rama. Janë të dy egocentrikë, skizofrenikë, sociopatë e narcistë të sëmurë. Të dy kanë frikë nga hakmarrja nëse ikin nga pushteti. Abuzimi ka qënë kolosal. Trump e ndjen si dizaster shporrjen që po i bëjnë nga pushteti, dhe vetëm pas vetëm 4 vjetësh! Ai ka probleme me tatimet e papaguara, shkeljet e ndryshme, me hakmarrjen e zyrtarëve që i përzuri plot patos e tam-tam.
Pra, ka një ngjashmëri të tmerrshme mes Ramës dhe Trumpit. Si ka mundësi që opozita (në grup) që pretendon të shporrë Ramën, lidhet politikisht “mish e thua” me Trumpin?
Votuesi përdor llogjikën përpara militantizmit dhe nuk mund të jetë dakord me këtë opozitarizëm, në grup për një Trump kryeneç e antidemokratik.
Unë e kuptoj se opozitarizmi i gjatë bën edhe me fiksime, u vodh vota, u vodh sallami, por…
… nëse çmenduria e Donald Trump është kriter demokratik, për këtë opozitë të humbur në logjikë, atëherë le të shkallmojë totalisht e ta pranojnë haptas Ramën si demokrat. Absurditet në kuadrat!
Dy qasje të ndryshme për të njëjtën panoramë nuk mund të ketë.
…e megjithatë “opozitarët”, mbështesin Trump për të goditur Ramën!??
Njehsimi i gabuar e në grup, i opozitës shqiptare me kampin e Trump-it, vetëm sa freskon akuzat tinzare komuniste që opozita demokratike përbëhet, nga elementë të vrazhdë që rrezatojnë kognitivitet sezonal, në trajta sociale.
Ky aspekt i damkës është deformim real mbi opozitën demokratike dhe vjen në radhë të parë, nga gjiri i saj, për shkak të formimit të pamjaftueshëm intelektual.
Njehsimi i gabuar e masiv i opozitarëve me Trump-in, duke duartrokitur makiacionet depresive e anti-demokratike të Trump-it, tregon aloma krizën intelektuale të opozitës demokratike. Tregon gjithashtu edhe pasigurinë në zgjedhjet e ardhshme. Tentativa për t’u dukur tru(m)p-bashkuar në një front me Trump-in, shpëtimtar nga majtistët e soroistët reflekton cekësinë idealiste. Po ndodh mediatizim i kafenesë, pa kriter e standard gazetaresk dhe reflekton yxhymin rural, në vend të qytetarisë.
Me një vetëmashtrim të hatashëm se, tokbashkuar me vëllain e madh Trump-in do bëjnë për vete zgjedhësit shqiptarë për guxim po zbulon përpëlitjen pa strategji midis dogmës së jevgut dhe provincialit!
A është kjo qasje thjeshtë një shpjegim teatral për trapllikun e personelit opozitar? E qartë po del në pah një mjerim diletantësh duke ndezur këmbanat e alarmit se në zgjedhje po shkohet pa marrë intelektualët me vete, por vetëm me qyqarët profesionistë e militantët e sëmurë. Kështu nuk fitohet kurrë!
Nësë dëshiron largimin e Ramës, duhet të godasësh Trump!!!
… ndryshe humb kuptimin çdo teori demokratike e moral i opozitës demokratike. Shqip, bëhesh qesharak!
Të promovojmë demokracinë siç bën Biden e jo tifo për anti-demokratin Trump!
….
Shpresoj të lindi një debat mbi këtë fenomen të ripërsëritur e skandaloz të qasjes pa kokë të opozitës shqiptare. Por, gjasat janë të pakta, kur vëren turmën pro Trump.
Kjo që po ndodh është fatale e shpie ujë në mullirin e Ramës! Opozita po dëmtohet (akoma) nga elementë të brendshëm, të cilët me “zgjuarsi të tepërt” prodhojnë dogma të trasha njerëzore e opozitare, qoftë edhe padashje!
Siç duket, nuk mjaftoi aspak shkarkimi historik i hales drejt “opozitës parlamentare”, por duhet një shkarkim i dytë e ndoshta përfundimtar. Kjo opozitë për të qeshur e të qarë, lë përshtypjen e mbllaçitësve profesionalë të farave intelektuale!!!
Foto: Lajmi aktual i ngjyrosur mediatikisht e plot konfuzion, njësoj si gazeta Tema e Mero Gëllbazës.

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Etiketa: demokraciaedi ramaGeni NanajopozitaPresidenti Donald Trump

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
PD: Dënon ndërhyrjen nga Edi Rama për komunikim normal të qytetarëve me telefon

PD letër SPAK-ut për pasurinë e deputetit Ervin Bushati: Pse po zvarritet çështja?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com