Amabsada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë tashmë njihet për rëndësinë që i jep ndërveprimit virtual përmes Facebook-ut.
Postimet e vazhdueshme rreth aktiviteteve, kuriozitete apo dhe informacione që u vyejnë shqiptarëve që kanë qëllim për të vizituar Amerikën nuk mungojnë asnjëherë.
Sot Ambasada e SHBA ka postuar fotografinë e një statuje të Nënë Terezës që Shqipëria i ka dhuruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Foto e Ditës: Kjo statujë e Nënë Terezës është një dhuratë nga Shqipëria për Shtetet e Bashkuara. Statuja u vendos në Parkun Battery të qytetit të Nju Jorkut. (Foto nga Corazon Aguirre) | 4 Shtator, 2016”, shkruhet në postim.