Nga Avni Nezaj
Integrimi i Shqipërisë është një piramidë që duhet të kalohet nga politika shqiptare pavarësisht rreziqeve apo ndryshimeve të mëdha ligjore, në mentalitet apo ndryshime sociale që kërkohen nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian
Kur kishim shansin te firmosnim çeljen e negociatave Edi Rama me ushtarët e tij u zhveshën në sheshin “Skenderbej” dhe bënë kampin e tyre veror me pica e muhabet. Evropa mendoi se diçka po ndodh e nuk miratoi firmosjen e hapjes se negociatave.
Tani Edi Rama ka 6 vjet në qeveri në Shqipëri, por akoma nuk ka bërë asnjë hap para për integrimin e Shqipërise. Ne fakt vetëm hapa pas janë bërë. E zyra e tij nuk është vetëm disa hapa larg nga zona e kampit veror ku ai me 200 petrita, ndaloi integrimin duke e ndërruar me fatin e keshilltarëve të Fierit.
Integrimi pra është penguar sa hërë që ka qenë ne skenë Edi Rama, dje si opozitar e sot si pushtetar. Në 2013 e mori qeverisjen me levizjen e lirë për shqiptarët e sot po na rikthehen vizat.
Vlerësimi Holandës për mundësinë e kthimit të vizava për shqiptarët është shkatrrimtar për imazhin e Shqipërisë. Dhe jemi të sigurt se nese nje vend e bën një gjë të tille asnjë lloj mundësie që dikush tjetër të hapë negociata nuk ka. Nuk mud të ketë negociata nëse të rikthehen vizat.
Bëra këtë hyrje me dhimbjen e madhe se si unë, të gjithë shqiptarët nuk duan rikthimin e vizave. Thjesht se ato nëna që prisnin radhëve të ambasadave për të shkuar te femijët e tyre për vizitë nuk egzistonjnë më, thjesht se ata femijë që mund të kishin vite pa takuar prindërit e tyre pa letra në Evropë, mund të shkojnë ti përqafojnë ata sa hërë të duan. ‘E sot shqipni më thuej ku je’.
Dje erdhi ne Tiranë “nëna” e integrimit, “nëna” e negociatave. Ajo quhet Frederika Mogherini dhe shpesh herë sapo e degjoj emrin e saj me kujtohet historia e hidhur e kombit tim që për të respektuar deri në përulje ideologët e mëdhej dhe teoritë e tyre që falimentuan bashkë me regjimet, u vinim emrat edhe fëmijeve, si Maringlen, Vladimir, Frederik ect…
Nuk dua të bëjë ndonjë përngjasim strukturor apo shumë esencial ndërmjet Frederikës se kohëve moderne dhe Frederikut (Engels) të shumë viteve më parë ose siç quhet “babai” i socializmit. Por di të them se absolutisht majtizmi komunist e ka marrë në qafë kombin shqiptar me shumë se perandoritë që e kanë mbajtuar të pushtuar edhe me shekuj.
Pak histori.
Frederik Engels ka qëne një filozof, histarian, gazetar dhe komunist revolucionar gjerman. Ai zhvilloi frymën revolucinare së bashku me Karl Marx që sot emërtohet si Marksizmi
Frederica Mogherini ishte anëtare e Federatës së Rinisë Komuniste Italiane (krahu rinor i Partisë Komuniste Italiane) nga viti 1988 deri në vitin 1996. Pas shpërbërjes së Partisë Komuniste Italiane dhe transformimin e saj në një parti socialdemokrate, Mogherini u bashkua me të Majtën Rinore. Në vitin 2001 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të partisë Demokratët e së Majtës, duke shërbyer më vonë në Bordin Ekzekutiv Kombëtar dhe Komitetin Politik të saj. Dhe gjithë karriera e saj vijon e vijon, majtas e majtas.
Edhe pasi mori detyrën e lartë në BE, vijon qetësisht majtas e majtas. Ajo siç duket u gëzua shumë që akoma kanë mbetur në Europë disa mbeturina komuniste si qeverisja aktuale e Tiranës për të tallur “politikisht” intelektin me popullin që qeveriset prej tyre.
Atë çfarë nuk e kanë arritur në vendet e tyre këta ideologë marksistë duan ta arrijnë si provë të mbijetesës së tyre në vende të vogla, e fati i keq duket se po e gjen Shqipërinë të përballet me këtë situatë.
24 orë me parë Frederik(a) e kohëve moderne tha se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.
Në të gjithë fjalorët e botës shpjegohet se kur diçka, jashtë diplomacisë por edhe brenda saj, një njeri e meriton, ajo i jepet.
Kur diçka meritohet, jepet. Si dekoratat, çmimet nobel, si rroga, si shpërblimi ect.
Pra negociatat i meriton Shqipëria, por nuk po i japim….
Por deklaratat e zyrtares së lartë të BE lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë mërzitje të madhe në BE se çfarë po ndodh vërtet në Shqipëri. Ajo bën thirrje që partitë të lënë shqiptarët të votojnë, ndërkohë që opozita është bashkuar tashmë me shqiptarët në rrugë dhe në protestë, vetëm e vetëm që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë pa blerje e manipulim votash.
Pra dështimet e qeverisë së “saj” majtiste nuk i zë në gojë, nuk flet fare. Kështu bëhet njësh me deshtimin e qeverisë Rama për të bindur Europën, e duke pranuar edhe dështimin e saj. Ndërkohë ne na ngelet të urojmë që të mos jetë një dështim i qëllimtë.
Emri i frikshëm i Frederikut (Engels) u është shfaqur shqiptarëve në kohë moderne si një kujtesë e një të kaluare që nuk po kalon, pasi majtistët e Europës me nostalgjinë e tyre për të patur kafaze diktature akoma pranë tyre që ti kenë për zbavitje i japin krah e mbijetesë disa regjimeve demagogjike dhe propagnde të gjallë, që nuk u ofrojnë asgjë tjetër qytetarëve përveçse dëshiren për të ikur.
Gazeta italiane Corriere Della Sera njofton se në librin e sapobotuar në Itali nga Matteo Renzi, me titullin “Një tjetër rrugë, Ide për Italinë”, thuhet se Renzi është penduar për betejën politike që bëri për zgjedhjen e Mogherinit, dhe shprehet se përgjegjësia për këtë zgjedhje është e tija.
Të kemi, e ta kemi faluar Matteo.
Ne shqiptarët i shkuam pas Frederikut të parë e përfunduam në greminë. Më këtë të dytën se di ç’po bëhet.