“Në Shqipëri e shkuara komuniste mungon në tekstet shkollore” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në Shqipëri e shkuara komuniste mungon në tekstet shkollore”

11:51 | 06/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës Komuniste në Gjermani thotë për DW se ndonëse ka progres në zbardhjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ajo periudhë mungon në tekste shkollore. 

DW: Znj.Kaminsky, cili është qëllimi vizitës tuaj në Shqipëri bashkë me një delegacion nga Gjermania?

Dr. Anna Kaminsky: Fondacioni ynë, i themeluar nga Bundestagu në 1998, ka edhe një mision ndërkombëtar. Çdo vit ai mundëson vizita në vendet ish komuniste të Europës. Synojmë të shikojmë sesi këto vende trajtojnë të shkuarën e tyre të dhunshme, të shkuarën e diktaturës komuniste. Delegacioni gjerman përbëhet nga 20 personalitete, drejtorë muzeumesh, qëndrash përkutimore, arkivash, gazetarë, profesorë universitetesh. Kjo është hera e dytë që një delegacion gjerman vjen në Shqipëri me këtë qëllim. Për herë të parë erdhëm në vitin 2010. Kësaj herë duam të shikojmë ҫfarë ka ndodhur në Shqipëri brenda 9 viteve për trajtimin e diktaturës komuniste. Duhet t’ju them se 9 vjet më parë, në Shqipëri, nuk bëhej pothuajsë asgjë për zbardhjen e diktaturës komuniste, për kulturën e kujtesës. Egzistonin disa organizata të ish të burgosurve politikë që ishin lënë vetëm, pa asnjë përkrahje. Pritshmëritë e ish të burgosurve politikë nuk ishin plotësuar, ndonëse përpjekjet e tyre kundër diktaturës komuniste do të duhej të vlerësoheshin, respektoheshin nga politikanët dhe publiku. Përkundrazi. Ata ishin injoruar dhe nuk gëzonin as mbështetje, as mirëkuptim. Askush nuk donte t’i dëgjonte. Megjithatë, në vitin 2010, në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, në Tiranë, kishte një ekspozitë për represionin politik gjatë regjimit komunist. Në atë kohë ajo ishte e para ekspozitë në një vend ish komunist që ekspozonte të kaluarën e tij diktatoriale. Ishte një përvojë disi kontradiktore pasi përshtypja jonë mbizotëruese ishte që në Shqipëri nuk flitej për diktaturën komuniste. Periudha e diktaturës komuniste nuk ishte përfshirë në tekstet shkollore por ndërkohë kishte një ekspozitë!!

Read more

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Dhe tani, 9 vjet më pas, ҫfarë konstatoni Znj. Kaminsky?

Shohim një përvojë mahnitëse në Shqipëri! Në Shkodër, në 2013, u ngrit memoriali i parë për ish të burgosurit nga ish policia sekrete e regjimit komunist, famëkeqi Sigurim i Shtetit. Po në Shkodër, javën e kaluar u inagurua një monument, vërtet shumë i mirë. për të përkujtuar të persekutuarit nga diktatura komuniste në gjithë zonën e Veriut. Në Tiranë ka dy ekspozita në Bunk Art dhe është edhe muzeumi, “Shtëpia e Gjetheve”, ku bëheshin përgjimet nga Sigurimi dhe torturoheshin kundërshtarët e regjimit komunist. Sot në Muzeun Historik Kombëtar ka një department shumë të madh, që trajton krimet e kohës së diktaturës komuniste. Është ngritur dhe funksionon një Komision Shtetëror për dosjet e ish Sigurimit. Ka edhe një Institut Studimi për krimet e komunizmit në Shqipëri. Pra, krahasuar me 2010, janë realizuar shumë nisma, pjesa më e madhe nga organizata të shoqërisë civile, që nxitën politikanët të hapin dosjet, të mbështesin lindjen dhe zhvillimin e kulturës së kujtesës ,

Si i mbështet Fondacioni juaj nismat, përpjekjet që po bën Shqipëria që kaluara komuniste të zbardhet, të njihet nga brezat që nuk e jetuan atë me qëllim parandalimin e ҫdo mundësie potenciale për kthimin e regjimeve totalitare, anti demokratike?

Neve në Gjermani na është dashur të merremi me dy diktatura dhe me viktimat e dy regjimeve: nazizmit dhe komunizmit. Në Gjermani na u deshën disa dekada për të zbardhur krimet e nazizmit dhe bërë ato të njohura për shoqërinë. Këto procese duan kohë. Por viktimat nuk mund të presin. Shoqëria duhet të përballet më të shkuarën komuniste. Përvoja që ne sjellim në Shqipëri nga Gjermania është përshpejtimi i këtyre proceseve, që viktimat të mos vazhdojnë të zhgënjehen për dekada të tëra, që krimet e regjimit komunist të zbardhen. Egzistojnë vendet ku ndodhën krimet, egzitojnë dokumenta, janë ende gjallë viktimat dhe kujtimet e tyre. Vizituam burgun e Spaҫit. Prej shumë vitesh qeveritë në Shqipëri kanë premtuar një burgu i Spaҫit të bëhet muzeum. Por nuk e kanë bërë këtë. Diҫka kanë bërë organizatat e shoqërisë civile dhe vetë ish të burgosurit..po kjo duhet të jetë një detyrë e shtetit për të mos harrruar atë që ndodhi. Por njëherazi bashkë me përvojën tonë, ne mësojmë nga Shqipëria sesi ajo po trajton të shkuarën komuniste, sesi organizatat e shoqërisë civile po luftojnë për të ndërtuar kulturën e kujtesës. Nuk jemi mësues. Kur vijmë në Shqipëri jemi studentë. Jemi njerëz në kontekste të ndryshme që dëshërojmë të bashkëpunojmë në Shqipëri me njerëzit në fusha të ndryshme në kërkime, studime, analizën e kujtimeve dhe të mbështesim njëri – tjetrin. Dua të them që në Shqipëri ka progres në dokumentimin e të shkuarës komuniste në krahassim me 2010.

A është Shqipëria në rrugën e duhur?

Mendoj se po. Janë identifikuar vendet, kampet e internimeit, varret masive. Ka inisiativa për të vazhduar identifikimin e tyre në gjithë vendin. Në Lushnjë është ngritur një monument, ka një nismë për të ngritur një memorial për ish kampin e internimit në Tepelenë dhe përkujtuar 300 fëmijët që vdiqën atje. Një vit më parë Presidenti i Shqipërisë, Meta, nderoi 22 viktimat që pushkatuan pa gjyq në masakrën e vitit 1951 në Ambasadën Sovjetike, në Tiranë, me preteksin e vendosjes atje të një bombe. Tani ata janë vendosur në Varrezat e Dëshmorëve. Pavarësisht këtij progresi mendoj se mungon vullneti politik për të përfshirë të kaluarën diktatoriale në tekstet shkollore. Diktatura komuniste në këto tekste paraqitet ende si periudha e modernizimit të shoqërisë shqiptare, elektrifikimit, arsimimit, emancipimit të gruas dhe nuk ka asnjë fjalë të vetme për viktimat e saj. Kjo duhet të ndryshojë, pasi thelbi i diktaturës është represioni, vrasjet, mungesa e të drejtave demokratike, dhunimi i të gjitha të drejtave të njeriut. Brezat e rinj duhet të dinë ҫfarë ndodhi, ҫdo të thotë të jetosh në diktaturë që të mos e konsiderojnë demokracinë si dicka të mirëqënë por të luftojnë për të drejtat demokratike. E kalura komuniste eshtë trashëgimi, brezi i ri duhet të forcojë edukimin demokratik, pra të njohin të kaluarën që të kuptojë ndryshimin mes diktaturës dhe demokracisë. Shqipëria është një vend me bukuria të madhe natyrore. Sa herë vij, e kam të vështirë të përfytyroj përballë kësaj bukurie sesi këtu ishte diktatura më egër komuniste, vendi më i izoluar për disa dekada. Por kjo bukuri nuk duhet të mbuloje krimet e komunizmit. /DW/

Etiketa: Anna KaminskyDrejtore e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës Komunistee shkuara komunistegjermaniShqiperitekstet shkollore

Të Lidhura

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

nga 27
13:00 | 14/03/2026
0

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

nga 27
12:36 | 14/03/2026
0

Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por...

Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

nga 27
12:12 | 14/03/2026
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kukës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije...

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

nga 27
12:08 | 14/03/2026
0

Saranda për vite me radhë ka qenë një nga qytetet ku fenomeni i ndërtimeve pa leje ka marrë përmasa shqetësuese,...

Para
Homofobia, heterofobia dhe martesa!

Socialistët si ato gocat: “mbulohu mi, se dole fushë!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

13:00 | 14/03/2026
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

12:36 | 14/03/2026
Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

12:12 | 14/03/2026
Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

12:08 | 14/03/2026
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

11:56 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –
  • Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –
  • Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –
  • Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –
  • Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com