Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Në pritje të vendimit për Saimir Tahirin/ Çfarë po bëjnë prokurorët brenda ambienteve të gjykatës (foto)

Nga Ejona 0

Vendimi për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, ishte parashikuar të jepej në orën 16:00, por ndërkohë që kanë kaluar më shumë se tre orë trupi gjykues nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar.

Në foton e siguruar nga Top Channel nga brenda ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, shihen prokurorët e çështjes që, ashtu si pala e akuzuar, ndodhen në pritje të vendimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Tahiri akuzohet për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

/Top-Channel/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej