Në prag festash, Gjermania ashpërson masat anti-Covid: Të vaksinuar ose jo, në karantinim 14 ditor

0
139

Gjermania ka ashpërsuar masat për pasagjerët nga Britania e Madhe, si përgjigje ndaj përhapjes së shpejtë ndaj variantit të ri të coronavirusit – Omicron që ka goditur rëndë këtë vend.

Qendra kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve në Gjermani, Instituti Robert Koch, ka shtuar mbrëmë vonë Britaninë në listën e vendeve ku varianti i ri po përhapet me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë që çdokush që arrin nga Britania e Madhe në Gjermani, duhet të futet në karantinim 14-ditorë pavarësisht nëse është vaksinuar apo jo.

Në këtë listë, pra “zonat me prezencën e variantit Omicron” tashmë gjenden tetë vende Afrika përfshirë Afrikën e Jugut.

Masat e reja që hyjnë sonte në fuqi pas mesnatës, vijnë në kohën kur Britania e Madhe ka regjistruar numrin rekord të rasteve ditore me COVID-19.