Në parajsë nuk flitet shqip, sepse nuk ka mjaftueshëm shqiptarë!? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në parajsë nuk flitet shqip, sepse nuk ka mjaftueshëm shqiptarë!?

17:23 | 02/05/2022
në Uncategorized
0

Nga Kim Mehmeti

Të gjitha fotografitë në atë album janë bardh e zi. Vetëm kopertinat e tij janë të kuqe, me një tufë lulesh në mes, kështu që të duket se kopertinat e shpërfaqin ngjyrën e kohëve kur ishin bërë fotografitë e shpresave dhe ëndrrave tona bardh e zi.

Dhe për çudi, në asnjë nga qindra fotografi në të, askush nuk është i buzëqeshur. Edhe natyrën në prapavijë e përshkon po i njëjti pikëllim si ai në fytyrat e të fotografuarve. Trishtim si i dal nga vorbulla e padukshme e freskisë së ajrit të pastër të kohëve kur shumë pak dinim se ç’jetë bënin ata matanë lumit, ata që flisnin ndryshe nga ne, të cilëve nuk ua kuptonim as gjuhën, as mënyrën si ëndërronin e dëshironin.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Më ndodh shpesh që në ato fotografi, të mos shoh as fytyrat, as malet e fushat, por ta ndjej vetëm lagështin e mjegullës që ka mbuluar kujtimet e së shkuarës, e cila mjegull ngadalë largohet dhe i bënë të dukshme pamjet e largëta, kur këmbëzbathur qëndronim në breg të lumit, nga ku shikonim vendbanimet matanë, e ku jetonin ata që ëndërronim e shpresonin ndryshe nga ne, të cilët rriteshim me bindjen se duhej të ishim rojtarë të kujdesshëm të ëndrrave tona, me vetëdijen se nëse do i tradhtonim ato, nëse nuk do i mirëmbanim, pra nëse do lejonim të binin në duart e atyre përtej lumit, ata do mund t’i përkthenin në gjuhën e vet, me çka ëndrrat tona do ngatërroheshin më ëndrrat e tyre dhe kështu, do bëheshin të pakuptueshme edhe për ne.

Në faqen e parë të atij albumi është një fotografi si e pakohë, ku shihem unë duke qëndruar në mes të urës, në pikën e cila e përcakton qartë kufirin mes botës së këtejme dhe asaj përtej lumit. Duke qenë i kthyer ka rrjedha e lumit, me shikim të drejtuar nga kufijtë e hutesës, nuk mund të përcaktohet saktë se drejtë cilit breg jam nisur.

Nuk e di pse, por ajo fotografi, nuk më rikujton ditën kur jam fotografuar, apo çkado qoftë tjetër, por ma ringjall kohën kur shtegtova në botën e përtejmë, atje ku, siç më tha babai im kur më përcolli deri te oborri i shkollës së mesme, fliteshin gjuhët të cilat t’i hapnin dyert e jetës. Gjuhë të cilat shumë shpejtë i mësova, por të cilat ia mbyllën dyert gjuhës së qumështit të nënës dhe, mua më shpërfaqën si rojtar të pakujdesshëm ndaj ëndrrave e shpresave në gjuhën e atyre që mbetën në bregun e fëmijërisë sime.

Pasi e kalova urën duke shtrënguar dorën e babait, dola matanë, në botën e atyre që nuk na kuptonin neve, e ku unë e kuptova se kot qe e kisha marr me vete gjuhën e nënës, ngaqë atë askush nuk e kuptonte dhe nuk kishte me cilin ta flisja. Dhe dalëngadalë, u mësova pa të, duke mos e hetuar se madje edhe nisa ta harroj dhe ta zëvendësoja me gjuhët që kishin më pak shkronja se gjuha që kishte erën e qumështit të nënës sime, erën e lotëve të saj, lotët që kurrë nuk i harrove dhe në shkëlqimin e të cilëve prehej drita e syve të mi.

Po pra, sa herë që e shikoj atë fotografi, sërish, kush e din për të satën herë, më kalojnë nëpër imagjinatë vitet dhe dhjetëvjetëshit e Ish Jugosllavisë, kur ne shqiptarët e këtushëm, kishim dy zgjidhje: o të mbylleshim në kalanë e gjuhës sonë, që nuk e kuptonte e nuk e fliste shteti në të cilin jetonim, o të shkolloheshim në gjuhët që na sundonin. Pra kjo foto e shpërfaqte fëmijën e dikurshëm, i cili nuk e dinte se posa ta kalonte urën, do niste edhe jeta e jeniçerit, kur që të shpëtoje kujtimet për gjuhën e nënës, duhej që t’i mësoje gjuhët të cilat të mundësonin që si çdo jeniçer, pasi t’i shërbeje gjuhës së sunduesit, ta fitosh të drejtën të ëndërrosh në gjuhën e qumështit të nënës.

Duke u shpërngulur në botën tjetër, në atë që fliste në gjuhët që nuk i kuptoja, mu bë e qartë një marrëveshje mes burrave dhe grave shqiptare të atyre hapësirave dhe të atyre kohëve: që burrat të sillnin ushqim, e gratë të ruanin nderin, gjuhën dhe krenarinë tonë. Pra, neve burrave na ishte lejuar të bridhnim nëpër botën ku nuk flitej në gjuhën tonë, duke e ditur se shqipen e ruanin nënat dhe motrat tona, të mbyllura mes mureve të lartë të avllisë, mes mureve që mbronin çdo gjë tonën.

Po pra, fotografia e vogëlushit në mes të urës, m’i rikujton vitet kur këngët e nënës sime më ishin dëshmi që edhe në parajsë këndohet e flitet shqip. Bindje të cilën edhe pse e mbaja fshehur në vetvete, im atë e kishte lexuar dhe andaj më thoshte: mos u vetëgënje, në parajsë nuk flitet shqip, sepse nuk ka mjaftueshëm shqiptarë. E numri i tyre është i vogël, ngaqë jemi e keqja e vetvetes, më thoshte ai.

Dhe qysh asokohe, nisa t’i besoj babës se ne shqiptarët jemi të paktë në parajsë, por doja t’i zbuloj arsyet pse. Edhe sot e kësaj dite nuk e di përgjigjen dhe herë- herë, më bëhet se si atëherë, si tani, ne më natyrshëm ndjehemi në ferr, aty ku bashkërisht vuajmë, se sa në parajsë, ku s’ka kujt t’i dhimbsemi.

Pra qysh asokohe nisa të besoj se këngët e nënës sime rrëfenin për atë që nuk dinim ta thoshim për vetveten, për atë që kurrë nuk arrita ta shpalos në shkrimet e mia, për atë se gjuha të cilën ajo ma mësoi i ngërthente në vetvete të pathënat për bukurinë dhe shëmtinë tonë kolektive, për barrën e rëndë të mbijetesës, për rëndesën që aq shumë i kishte lodhur burrat e rrethinës së Shkupit, sa ata shpeshherë nuk e ëndërronin gjithaq parajsën, edhe atë jo vetëm pse kishin frikë se aty nuk do kishin me kënd të flisnin shqip, por pse nuk i trembeshin ferrit, pse e dinin se çdo gjë në të do jetë si këtu, se edhe ferrin e atjeshëm e drejtojnë disa nga burrështetasit e këtushëm shqiptarë.

 

Etiketa: mjaftueshemparajsashqipshqiptare

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Një tjetër deputete e PD i bashkohet “Rithemelimit”

Kush janë ish-ministrat dhe ish-deputetët që u rikthyen në Këshillin Kombëtar të PD (EMRA)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com