Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar ish drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa fliste për projektligjin e Vettingut në polici.
Salinji, kujtoi fletëdorëheqjen me gabime gramatikore të Veliut, duke e etiketuar si “të pashkollë” dhe se i duhet një abetare.
“Keni dhjetë vite bëni vetëm këtë muhabet. Si nuk ka dështuar procesi i Vettingut. Imagjino që ju thoni do sjellim një projektligj që Vettingut e policisë së Shtetit atyre që kanë investuar në shkollim, janë oficerë do e bëjë i famshmi Ardi Veliu i pashkollë! Atij jepini abetaren. Në një letër dorëheqje ka bërë 50 gabime gramatikore. Ju e merrni nga zv ministër njëri politik, e çoni të bëjë kontrollin e drejtuesve të policisë dhe policëve të thjeshtë”, tha Salianji.