• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në gjyq 29 shqiptarët e Kumanovës, blindohet Shkupi

21:47 | 09/02/2016
në Kosove Rajon
0

Në Gjykatë u ballafaquan prokurorët dhe të akuzuarit e rastit ‘Lagja e Trimave’. Prokuroria pohon se ka dëshmi për 29 të akuzuarit se janë fajtor për veprën penale “terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Të akuzuarit e mohojnë këtë dhe u deklaruan të pafajshëm. Në seancën e parë prokurori Naum Panovski shkurtimisht shpjegoi aktakuzën.

Lexo edhe

Fronti Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi

Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim mesazh Abazoviç: Jep dorëheqjen, je kryeministër aksidental

Abazoviç ofron ristrukturimin e qeverisë, ja sa deputetë nënshkruan nismën

Sipas dëshmive të hetimit, grupi para- ushtarak ka qenë i ndarë në tre nivele hierarkike. Në nivelin e parë ka qenë struktura e komandës, në nivelin e dytë logjistika dhe në të tretin anëtarë të organizatës. Në kryesinë e grupit kanë qenë shtetas të Kosovës ndërsa logjistikën e kanë përbërë shtetas të Maqedonisë. Sipas akuzës, para ngjarjeve të Kumanovës më 21 prill grupi e ka sulmuar stacionin policor në Gushincë dhe prej atje është marrë sasia e madhe e armatimit dhe më pas sulmuesit e maskuar kanë ikur në Kosovë. Prokurori nuk shpjegoi se si pastaj të akuzuarit janë kthyer në Maqedoni dhe cili ka qenë motivi i tyre, por vetëm e përshkroi atë çfarë ndodhi natën mes 8 dhe 9 majit.

Njësiti për detyra speciale mori urdhër gjyqësor të kryej bastisje në një shtëpi në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku ka pasur dyshim se është deponuar armatimi i Gushincës, por nuk kanë arritur të hyjnë sepse janë ballafaquar me rezistencë të armatosur nga të akuzuarit. Të shtënat me armë kanë vazhduar 24 orë ku u vranë tetë policë dhe 44 u lënduan.

Nga pala tjetër, u likuiduan dhjetë persona. Prokurori tha se ka dëshmi se aksioni është përgatitur një kohë më të gjatë dhe se të akuzuarit me paramendim direkt kanë marrë pjesë në ngjarje. Nga ana tjetër 29 personat u deklaruan të pafajshëm. Disa nuk mohuan se kanë qenë pjesë e grupit të akuzuar, por thanë se nuk janë terroristë. Të tjerët, pohojnë se nuk kanë qenë aspak në Gushincë e as në Lagjen e Trimave.

Avokatët shprehen të bindur se e vërteta është në anën e të akuzuarve dhe se në këtë rast nuk bëhet fjalë për terrorizëm e as për organizatë terroriste. Në fillim të gjykimit mbrojtja kërkoi që seanca të mos mbahet, pasi avokatët kanë dorëzuar kërkesë deri te Këshilli i Prokurorëve Publik për përjashtimin e Prokurorisë themelore publike ndërsa rastin ta merr përsipër prokurorja speciale Katia Janeva.

Por, Këshilli gjyqësor refuzoi kërkesën me sqarimin se deri më tani nuk ka vendim që rasti Lagja e Trimave të kaloj te prokuroria speciale.

Alsat

Të Lidhura

Fronti Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi

Fronti Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi

nga 27-shi
22:10 | 19/08/2022
0

Fronti Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi, të propozuar nga Abazoviçi në seancën për shkarkimin e tij....

Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim mesazh Abazoviç: Jep dorëheqjen, je kryeministër aksidental

Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim mesazh Abazoviç: Jep dorëheqjen, je kryeministër aksidental

nga 27-shi
21:53 | 19/08/2022
0

Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, i ka bërë thirrje kryeministrit Dritan Abazovic që pas mbledhjes së sotme në...

Abazoviç ofron ristrukturimin e qeverisë, ja sa deputetë nënshkruan nismën

Abazoviç ofron ristrukturimin e qeverisë, ja sa deputetë nënshkruan nismën

nga 27-shi
21:17 | 19/08/2022
0

Pas katër orësh pauzë, në seancën ku po diskutohet për rrëzimin e Qeverisë, kryeministri malazez, Dritan Abazoviq, doli me një...

Mocioni i mosbesimit në Kuvend, Abazoviç: Duan të më rrëzojnë se jam shqiptar

Mocioni i mosbesimit në Kuvend, Abazoviç: Duan të më rrëzojnë se jam shqiptar

nga 27
19:56 | 19/08/2022
0

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur për seancën e mosbesimit që po vazhdon të mbahet kundër...

Para

Nexhmije Hoxha trazon sërish

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fronti Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi

Fronti Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi

22:10 | 19/08/2022
Dosjet e Sigurimit të Shtetit, analisti: Është bërë me emra të përveçëm që të shpëtonte disa dhe…

Dosjet e Sigurimit të Shtetit, analisti: Është bërë me emra të përveçëm që të shpëtonte disa dhe…

22:00 | 19/08/2022
Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim mesazh Abazoviç: Jep dorëheqjen, je kryeministër aksidental

Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim mesazh Abazoviç: Jep dorëheqjen, je kryeministër aksidental

21:53 | 19/08/2022
Pse dhimbja e dhëmbit është më e madhe gjatë natës?

Pse dhimbja e dhëmbit është më e madhe gjatë natës?

21:38 | 19/08/2022
Ambasadori ukrainas: Mbi 3 mijë ukrainas të larguar nga lufta, të strehuar në Shqipëri

Ambasadori ukrainas: Mbi 3 mijë ukrainas të larguar nga lufta, të strehuar në Shqipëri

21:27 | 19/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Fronti Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi
  • Dosjet e Sigurimit të Shtetit, analisti: Është bërë me emra të përveçëm që të shpëtonte disa dhe…
  • Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim mesazh Abazoviç: Jep dorëheqjen, je kryeministër aksidental
  • Pse dhimbja e dhëmbit është më e madhe gjatë natës?
  • Ambasadori ukrainas: Mbi 3 mijë ukrainas të larguar nga lufta, të strehuar në Shqipëri
  • Abazoviç ofron ristrukturimin e qeverisë, ja sa deputetë nënshkruan nismën

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fronti Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi
  • Dosjet e Sigurimit të Shtetit, analisti: Është bërë me emra të përveçëm që të shpëtonte disa dhe…

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com