• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nexhmije Hoxha trazon sërish

21:58 | 09/02/2016
në Opinion
0

Nga Blendi Salaj

Një intervistë, e konsideruar e fundit e jetës(link is external), që gruaja (dhe bashkëpunëtorja, do shtoja) e ish-diktatorit Enver Hoxha dha për gazetaren Rudina Xhunga ka shkaktuar reagime të forta kundërshtuese, dhe disa mbështetëse ndaj gazetares. Personalisht nuk e ndoqa intervistën, sepse për mua nuk paraqet asnjë interes ajo çka Nexhmija thotë për Nexhmijen, ndaj nuk mund të përcjell një përshtypje personale mbi pyetjet e përgjigjet, por nga transkripti që mund të lexoni në faqen dritare.net shihet se ka shumë pyetje romantike si për shembull njohja dhe rënia në dashuri me Enverin bukurosh, apo kuriozitete të llojit, “Ju keni qenë personazhi kryesor i filmit “Vajzat me kordele të kuqe?”, të cilat ngjajnë lilipute nën hijen e krimeve monumentale që u kryen gjatë kohës kur Nexhmija me të shoq sundonin shqiptarët.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Pyetjet që mungojnë, të cilave Nexhmije Hoxha nuk do të denjonte t’u përgjgijej gjithsesi, janë ato mbi vrasjet, burgosjet, torturat dhe shuarjet me fis e me farë të mijëra të pafajshmëve, qindra intelektualëve, klerikëve dhe patriotëve që nuk ishin me Partinë Komuniste. Mjaft të lexosh At Zef Pllumin për të kuptuar sa e tmerrshme ishte ajo që shqiptarët u bënë shqiptarëve pas luftës. Dhe kush nuk lexon dëshmitë e viktimave, natyrisht mund të ngopet e të krijojë bindje të gabuara me rrenat romantike të Nexhmijes.

Edhe 7 vjet më parë, intervista që Xhunga i mori Nexhmijes për emisionin Shqip(link is external) shkaktoi pakënaqësi. Kjo ndoshta, sepse ka një lapsus logjik kur xhelati pikturon portretin e tij historik, dhe viktimat detyrohen të dëgjojnë. Jam i sigurtë se Nexhmija e njeh veten për njeri të mirë, edhe Enveri i saj është një shenjt, kjo bindje e të qenit i/e mirë ndodh edhe tek kriminelët më të përbindshëm. Të gjithë jemi të sigurtë se në thelb, nuk ka si ne.

Problemi që shoh se është prezent vazhdimisht në mediat shqiptare, sidomos në shtypin e shkruar që me rregullsi të frikshme risjell në faqet e para, të ashtuquajturat “dossier” ku mund të lexohet mbi ato që Enveri i tha Mehmetit për Kadriun e ç’bëri ky kur ai i tha ashtu etj si këto, shkrime pa vlerë, që përveçse shtojnë tymnajën që mbulon historinë, i imponojnë shqiptarëve të lindur në vitet 2000 figurat e portretetet e politbyrosë.

Lajm i fundit: Njeriu po kolonizon Marsin. Makinat pa shoferë janë një realitet. Uji i detit mund të bëhet i pijshëm. Organet njerëzore mund të printohen në 3D… Media, dil nga bunkeri i Bllokut, eja në shekullin XXI.

/peshkupauje.com/

Etiketa: At Zef PllumiBlendi SalajNexhimije HoxhaPartia Komunistepeshkupauje.com

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
I shpëtoi atentatit, biznesmeni Nuredin Suli akuzon policinë

I shpëtoi atentatit, biznesmeni Nuredin Suli akuzon policinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

22:52 | 03/06/2023
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

22:48 | 03/06/2023
Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023
Bie nga skela e pallatit, humb jetën punëtori në Kune

Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

22:26 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –
  • E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com