Në çdo kilometër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në çdo kilometër

12:26 | 29/06/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Për të dalë nga Tirana që të shkosh drejt Durrësit, Malit të Robit, Golemit apo Spillesë duhet të përballesh me disa beteja. Unaza e madhe është ende në ndërtim, ndaj kalimi nëpërmjet saj është një farë vizite në një kantier të zhurmshëm, gjithë pluhur dhe herë-herë me mendjen në mësim në vërrat e rrugës. Por, nëse vjen nga shtigje të tjera, tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi është një farë loje kukafshehtasi. Ti je derdhur në këtë pikë, pasi ke kaluar Rrugën e Durrësit me një mijë e një halle, ose më keq akoma nga unaza si duke ardhur nga Treni, si duke ardhur nga 21-shi. Rrugës të shkathtit të kanë parakaluar, ta kanë bërë gjakun ujë duke të ndalur me frena gozhdë, por edhe të kanë dhënë atë shfaqjen gjithë edukatë, kur kanë çelur derën e makinës në ecje e sipër dhe kanë lëshuar sekrecionet drejt e në rrugë të madhe.

Nëse ia del ta çash Zogun e Zi të pret një alamet udhe me korsi për të tërë, por pikërisht nga këta birat e kumbullës edhe atje bëhet trafik i madh. Të gjithë të parakalojnë majtas-djathtas, ndërsa më trimat hyjnë pa çarë kokë në korsinë e kalimit të urbanëve, taksive apo ambulancave. Të gjithë nxitojnë, të gjithë rendin. Në semaforin e Laprakës janë dy-tre djem që shesin muzikë tallava dhe jo vetëm. Aty bëhet furnizimi kulturor i ndonjë tipi që e ka futur gishtin në hundë deri tek kyçi.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Pas Laprakës të pret Shqiponja, e cila është një vepër arti për të ngritur lart ndjenjën kombëtare. Sak me këtë frymëzim të llojit “o sa mirë me ken’ shqiptar” ti nisesh për të hyrë në autostradën që të çon në Durrës. Këtu duhet të bësh kujdes se mjetet 8+1 të udhëtarëve ndalojnë befas, pa lajmërim, për t’i dhënë rrugëtimit tënd një tjetër shpirt aventure, sepse ti gëzohesh që nuk u përplase apo nuk ja more jetën aksh pasagjeri që nxiton të hipë apo të zbresë. Në këtë vend ka viza të bardha që flenë mbi qilim të kuq, por nuk ka shfaqje më komike të shohësh këmbësorët, tek hidhen si karkalecë, sepse makinat kanë nxitim dhe nuk e vrasin mendjen që të bëjnë pak durim.

Pasi zgjidh një nyje të dilemës ekzistenciale mes autostradës dhe bulevardit blu të Kamzës, mund të shkosh drejt. Këtu, falë inxhinierëve tanë është menduar një formë hinke. Ti hyn në një rrugë me tre korsi dhe duhet të dalësh në një rrugë me dy. Ata që e kanë bërë janë nisur për mirë që mos të krijojnë radhë, por ata që e përdorin nuk janë hutaqë, ndaj ja fusin sho-shoqit duke rendur drejt hinkës sa tek njëra korsi, sa tek tjetra, thua se po merr pjesë në një lojë elektronike. Gjithsesi, më në fund ke dalë në xhade dhe përgatitesh të vozisësh deri diku pa kokëdhimbje, sepse je në autostradë. Por, sa ke marrë disi shpejtësinë që të lejon tabela, një kokërruar, pallavesh, hundëplloçë, të rri nga pas makinës me 10 centimetër largësi. Ta bën me drita që t’i hapësh krahun se do kalojë ai. Po ku të shkosh? Në krahun tjetër ke një kamion sa tre kate pallat, të paktën ta parakalosh. As kjo nuk bëhet, sepse një tjetër kokëtullë, të cilit t’i i sheh vetëm çaçkën që vozit një makinë mbi 100 mijë euro ka vendosur të qëndrojë përpara në korsinë e shpejtësisë, me 60 kilometra në orë, sepse kështu hapet më mirë dhe shet gazra, meqë ka dhe një pjeshkë afër, e cila është bërë e re fringo në ndonjë klinikë që bën reklamë me tabela të mëdha buzë autostradës. Dikur ia del, kap korsinë e shpejtësisë së ulët, atje ku autostrada është plot gropa, vraga të hapura nga makinat e tonazhit të rëndë, të cilat nuk ka kohë kush t’i riparojë, sepse reforma në drejtësi na ka përthithur. E ndan udhën tënde me makina të mëdha, fugonë, qerre, motoçikla me kosha përpara. Por, dikur guxon, rigjen dhe patriotizmin që të mëkoi Shqiponja dhe rifutesh në korsinë e shpejtësisë. Të vjen lala me çadër prapa dhe të parakalon në krahun e kundërt, pastaj të rifutet para surratit dhe pjeshka përkatëse ta bën me gishtin e mesit. Futesh më mirë atje tek vendi i qerres, duron plagët e rrugës, asfaltin e kafshuar, sheh se si të kalojnë eskorta qeverie me tërsllëmë, por ama shpëton nga gishti i asaj çikës, sepse e ka edhe thoin të gjatë shumë.

Etiketa: DurrësEnkel DemiGolemiKamzakilometërLaprakëMalit i RobitSpilleZogu i Zi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ndryshon formula, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5

Ndryshon formula, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com