Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Në arrati prej katër muajsh, çështja e Agim Kajmakut kalon për gjykim

Nga Klodiana 0

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen e ish- kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Prej katër muajsh Kajmaku është në kërkim por duket se gjyqi do të fillojë edhe pse pa praninë e tij. Prokuroria firmosi urdhër- arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëhere Kajmaku nuk është dukur më.

Ai u denoncua fillimisht nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm por ishte e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte shpallur në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.

Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej