Sot zhvillohet provimi i dytë i maturës shtetërore në lëndën e letërsisë. 34 200 maturantë pritet ti nënshtrohen sot provimit i cili ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:30 minuta.
Ndërkohë një maturante e Gjimazit “Ismail Qemali” në Tiranë ka humbur ndjenjat gjatë kohës që priste për t’u futur në provim.
Menjëherë është thirrur ambulanca e cila ka mbërritur në ambjentet e shkollës por sipas informacioneve i është dhë ndihmë mjekësore brenda ambienteve të gjimnazit dhe maturantja është futur në provim.