Në radhët e Policisë së Shtetit janë bërë të tjera ndryshime, me firmë të drejtorit të ri, Skënder Hita.
Kështu Florjan Rrasa është emëruar Drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policia e Shtetit.
Ky pozicion ka rol kyç në hetimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me krimin ekonomik dhe financiar në nivel kombëtar.
Ndërkohë, Taulant Gjoka është emëruar Zëvendësdrejtor për Rendin Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.










