Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka arritur që të ikë nga komisariati i Policisë në Suharekë pasi i është shqiptuar masa e dënimit me burg. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 20 tetorit, ndërkohë rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i Policisë:
ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA Suharekë 20.10.2022 – 18:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor. Rasti është duke u hetuar.