Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ndikimi rus në Shqipëri, Pentagoni: Rreziku ju vjen edhe nga…jugu

Nga admin 0

Nga Xhildinho Ozuni

Qeveria shqiptare ka kërkuar prani ushtarake në Tiranë, e shqetësuar nga “rreziku rus”. Kërkesa ka ardhur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka takuar kreun e Pentagonit gjeneralin James Mattis, në një vizitë zyrtare në SHBA.

Buxheti “qesharak” i Forcave të Armatosura nuk arrin të mbulojë as rrogat e ushatarakëve, jo më të modernizojë me armatime të reja ushtrinë dhe kjo vjen, në një kohë kur tensionet në Ballkan, sa vijnë e më të nxehta bëhen.

Kjo ka bërë që qeveria shqiptare të kërkojë nga SHBA, instalimin e një baze NATO në Shqipëri. Kërkesa drejtuar gjeneralit Mattis nuk ka gjetur “ngrohje”, pasi instalimi i një baze ushtarake kërkon një financim miliona dollarësh, por duke parë rritjen e influencës ruse në Ballkan, SHBA do të duhet ta konsiderojë ngritjen e një baze ushtarake në Shqipëri.

“Shqipëria, përpos ndikimit rus lindor, rrezikohet edhe nga jugu” – ishte shprehur kreu i Pentagonit. Pa specifikuar se kush është ky rrezik nga jugu.

Tashmë është e qartë, Shqipëria rrezikohet edhe nga aleati i fshehtë i Rusisë, Greqia, e cila me çdo mënyrë po përpiqet të realizojë “Autonominë e Jugut të Shqipërisë”, projekt ky që po merr jetë dalëngadalë. Greqia, me urdhër të Rusisë ka braktisur në heshtje bisedimet me Shqipërinë, ndërsa pas kësaj pritet përkeqësimi i marrëdhënieve dhe mbetja pezull e ligjit të luftës. Shteti grek i gëzohet faktit, se agjentura e saj e shtrirë në Shqipëri ka bërë bashkë mjaft figura të njohura shqiptare mes tyre analistë, gazetarë e politikanë shqiptarë dhe SHBA e dinë këtë.

Ndikimi rus në Shqipëri, Pentagoni: Rreziku ju vjen edhe nga…jugu

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej