Emergjencat Civile me anë të helikopterëve të ushtrisë vijojnë shpërndarjen nga ajri të ushqimeve për banorët në zonat e bllokuara nga dëbora.
Helikopterët e ushtrisë, vijuan shpërndarjen e ndihmave ushqimore në fshatin Ketë, Njësia Administrative Xibër, Bashkia Klos dhe më pas në fshatin Lam i Madh, Njësia Adminstrative Derjan, Bashkia Mat.
Gjithashtu ndihma nga ajri u shpërndanë edhe fshatin Theth, të njësise Administrative Shalë, në Shkodër, si edhe një tjetër fluturim u krye në fshatin Kalis, Njësi administrative e bashkisë së Kukësit.
Forcat ushtarake shpërndan 4 ton ndihma, nga 1 ton ndihma ushqimore për çdo fshat.