Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ndeshja me Francën/ Kapiteni Hysaj: Gati për të dhënë 120%

Nga Klodiana 0

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj ka folur në konferencën në kuadër të ndeshjes së nesërme me Francën. Mbrojtësi ka folur mbi disa tema, ku është shprehur se nesër duhet të shfaqet e kundërta e asaj që ndodhi me Andorrën, që ishte një ndeshje për t’u harruar.

“Do të hyjmë në fushë jo si ndaj Andorrës. Duhet të ishim me një nivel më të lartë psikologjik dhe më të egër. Ndaj Francës do të hyjmë shumë më ndryshe dhe me një mentalitet tjetër.”

“Ndeshja me Andorrën ishte një ndeshje që duhet ta harrojmë. Nuk duhet t’i bëjmë më ato gabime. Kemi folur edhe pas ndeshjes për gabimet. Si kapiten ndihem gati dhe do të jap 120%. Edhe çunat jashtë duke i parë në sy, e sheh se çfarë ndjenje kanë për të dhënë maksimumin. Duhet të jemi të qetë, pasi kemi parë ndeshje të Francës dhe ndeshjet tona dhe vërtet mund të arrijmë të bëjmë diçka të bukur. Të jemi të qetë dhe të mos të kemi frikë nga kampionët e Botës, me mentalitetin e fortë që të mos kemi frikë të luajmë topin, do të krijojmë rastet tona. Si kapiten i them çunave që të jemi të qetë dhe të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë.”

“Do të jetë një ndeshje më e vështirë, pasi Franca ka shumë lojtarë të mëdhenj dhe me prestigj. Kanë krijuar një ekip më të mirë nga kualifikueset e kaluara. Tani kemi një objektiv që të krijojmë tjetër skuadër dhe grup të mirë, siç e treguam edhe ndaj Turqisë.”

Do të na ndihmojë tifozeria më shumë. Brohorimat që do të vijnë nesër do të na ndihmojnë shumë. Do të jetë Totti apo lojtarë të tjerë të Romës, është një nder për mua. Për fjalët për Romën, di të them që jam te Napoli dhe mendoj të rikuperoj vendim tim si titullar, më pas të shohim.”

“Nuk besoj se me kampionët që ka Franca, të vijë të na falë pikë apo fitoren sepse ne po bëjmë stadiumin e ri. Ata janë gati gjithmonë për të marrë tri pikët. Ne duhet të jemi më të fortë në fushë dhe duhet ta kuptojmë që jemi skuadër e fortë. Kemi treguar që jemi ekip që dimë të luajmë, jo si dikur që vetëm vraponim në fushë. Edhe pse është Franca ne mund të luajmë. E pamë dhe Moldavinë që pati rastet e saj ndaj Francës. Duhet të kemi besim në vetvete dhe të tregojmë që jemi të fortë.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej