Ndërtimet pa leje në Dhërmi/ Cili është deputeti grek që kërcënon me veto Shqipërinë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërtimet pa leje në Dhërmi/ Cili është deputeti grek që kërcënon me veto Shqipërinë?

14:41 | 28/07/2017
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Stefanos Gjika ka qenë njëri nga përpiluesit e marrëveshjes të kufirit detar të Greqisë me Shqipërinë, e cila u nënshkrua nga Lulzim Basha në 27 prill 2009.

Nga Arben Llalla
Deputeti i partisë greke “Demokracia e Re”, Stefanos Gjika që kërcënoi Shqipërinë për veto në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, pasi u prishën disa ndërtime pa leje në Dhërmi, nuk është një figurë e panjohur për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ai disa herë qysh nga viti 2009 ka kërkuar veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sepse kërkon që të shpallet Autonomia e Veriut të Epirit (aneksimi i jugut të Shqipërisë).
Stefanos Gjika ka qenë një nga gjeneralët e lartë të flotës detare të ushtrisë së Greqisë. Ai në vitin 1991 ishte drejtues i Fregatës “Limnos”, F-451. Nga viti 2000-2003, përfaqësues diplomatik i Greqisë në selinë e NATO-s në Bruksel. Gjatë kësaj periudhe ishte përpilues i bashkëveprimeve të NATO-s me Bashkimin Europian. Në vitin 2003-2004, komandant i Fregatës “Salamis”, F-455.
Pasi erdhi më 2004, në pushtet “Demokracia e Re” e udhëhequr nga Kosta Karamalis, Stefanos Gjika nga viti 2004-2007, ishte drejtori i shtypit dhe zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë. Stefanos Gjika ka qenë njëri nga përpiluesit e marrëveshjes të kufirit detar të Greqisë me Shqipërinë, e cila u nënshkrua nga Lulzim Basha në 27 prill 2009.
Kur u hodh firma për këtë marrëveshje në Tiranë në prill 2009, gjenerali i flotës greke, Stefano Gjika bashkë me oficerin e lartë të aviacionit grek, Spilio Spilotopulo kryen një takim me kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastasin. Se çfarë lidhje ka kryepeshkopi i Shqipërisë me këta dy ushtarakë të lartë grekë, kjo mbetet ende enigmë.
Më 22 maj, deputeti Stefanos Gjika iu drejtua me pyetje ministrit të jashtëm grek Nikos Koxhas: A do të kushtëzohet pranimi i Shqipërisë në BE me kushtin e riaktivizimit të marrëveshjes së kufirit detar të nënshkruar më 27 prill 2009 nga qeveria e shkuar?
Fill pas kësaj pyetje që ish-gjenerali, sot ligjvënës, Stefanos Gjika i kërkoi ministrit të jashtëm vendosjen vetos ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse nuk riaktivizohet marrëveshja e kufirit detar midis dy vendeve e vitit 2009. Gazetat u mbushën me shkrime që Greqia do bllokojë Shqipërinë të anëtarësohet në BE, ashtu siç ka bllokuar deri tani anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Më tej, kjo çështje u diskutua edhe në Parlamentin Europian, ku eurodeputetja Theoharus ngriti të njëjtën çështje duke deklaruar hapur se Greqia do e bllokojë Shqipërinë e padëgjueshme.
Deputeti në fjalë, Gjika disa herë ka qenë aktiv në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme në Shqipëri. Ai ka shoqëruar për disa ditë kandidatin e PBDNJ për kryetar të bashkisë së Konispolit, Anastas Gudën, më 2015, si dhe kandidatin për kryetar për Bashkinë e Himarës, Fredi Dionis Belerin. Në zgjedhjet e qershorit 2017, Stefan Gjika u pa disa herë në jugun e Shqipërisë i shoqëruar nga Vangjel Dule.

Etiketa: Anastas Gudaarben llallaDemokracia e RedhermiFredi-Dionis BelerifregataNdertimet pa lejeNdërtimet pa leje në Dhërmi/ Cili është deputeti grek që kërcënon me veto Shqipërinë?Spilio SpilotopuloStefanos Gjika

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Lushnje/ Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën 35-vjeçarja

Humb jetën në spital efektivi i Policisë së Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com