Ndërtesa e kompanisë Apple që ndodhet në Cupertino të Kalifornisë sipas një vlerësimi konsiderohet një nga komplekset më të shtrenja në botë me vlerë prej 4.17 miliard dollarë amerikanë.
Sipas ekspertëve prona e pazakontë prej 2.8 milionë metra katrorë ishte një sfidë e vërtetë për tu vlerësuar, por në fund të fundit ato janë zyra pune thonë ekspertët të cilët arritën të vendosin një çmim. Në fakt ndërtimi i zyrave të Apple ka kushtuar 5 miliard dollarë, shumë më tepër se ndërtesa më e lartë në botë Burj Kalifa në Dubai për të cilën janë shpenzuar 1.5 miliard dollarë. Zakonisht, vlera e tregut të një ndërtese është e ngjashme me koston e ndërtimit të saj plus tokën që zë, tha vlerësuesi i qarkut Santa Clara Larry Stone.
Kompania Apple është e detyruar të paguajë rreth 1% të tatimit në pronë, sipas ligjit të Kalifornisë. Bazuar në vlerësimin nga qarku i Santa Clara, Apple do të paguajë mbi $ 40 milion në taksat e pronës çdo vit në Kaliforni. Apple konsiderohet tatimpaguesi më i madh i pronës në qarkun e Kalifornisë dhe sigurisht, ata janë një punëdhënës i madh – kështu që është një përfitim tjetër për qarkun” shprehen autoritetet në këtë shtet.