Ndarja e Kosovës tani është hedhur poshtë edhe nga Shtëpia e Bardhë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndarja e Kosovës tani është hedhur poshtë edhe nga Shtëpia e Bardhë

12:25 | 04/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Dusan Janjiç, njëri nga analistët serbë, më i informuari për atë po ndodhë në relacionet Kosovë –Serbi dhe përpjekjet ndërkombëtare për të arritur marrëveshje, ka thënë se aktualisht është hedhur poshtë ndarja edhe tek njerëzit e Trump.

Janjiq duke folur rreth John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare ka thënë se në resorin që ai e drejton brenda Shtëpisë së Bardhë nuk po mund të vijnë deri te një “letër” dhe të pajtohen për “linjat” e ndarjes.

 “Cili është tregimi për njerëzit rreth Trump, më saktësisht për Boltonin, këtë nuk e di askush. Me sa e di unë në ato konsultimet e fundit në National Security Council, kjo përfundimisht ëshët hedhur poshtë, së paku tash për tash, pasi nuk po mund të vijnë deri te një letër rreth kësaj rreth linjave” ka theksuar ai.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Janjiq, që është edhe drejtues i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, ka thënë se tash përmendet një afat i ri për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që është muaji shkurt.

“Pra, këtu bëhet fjalë për nevojat e Trumpit, që ai ta ketë situatë të qartë se me cka ai për Ballkanin do të del para demokratëve në zgjedhje. Trumpit nuk i intereson se cfarë kanë nënshkruar Thaçi e Vuciqi. E nëse kjo nuk ndodhë ai do të ketë ndonjë përgjigje të fortë, ai i do përgjigjet e forta, sic ka bërë me Meksikën,  brenda natës do të ketë sanksione edhe ndaj njërës edhe ndaj palës tjetër (Prishtinës dhe Beogradit)” ka theksuar ai.

Janjiq ka folur edhe rreth takimit Haradinaj –Merkel më 6 qershor duke thënë se Kryeministri i Kosovës do të përballet me kërkesën e Merkel për suspendimin e taksës.

“Sa i përket takimit Haradinaj Merkel, kjo është diçka e vështirë,  do t’i thuhet ose do t’i suspendoni taksat para Parisit ose në Paris të bëhet e ditur se është suspenduar taksa ose më nuk do të ketë bisedime partneriteti,” ka theksuar ai.

Por a ka marrë fund ideja e ndarjes apo e korrigjimit të kufijve brenda BE-së apo cili është qëndrimi i dy aktorëve kryesorë Francës dhe Gjermanisë rreth kësaj.

“Sa i përket Francës, ata gjithmonë kanë qenë të obsesionuar me përvojën e Algjerisë, dhe ata gjithmonë do të sjellin ndonjë hartë, do të ndanin pak territor, janë edhe kolonial ata,  por BE i shtyn që të mos luajnë ashtu me territore të huaja. Pasi shërbimet sekrete ushtarake franceze janë të involvara në këtë, tash Macron e ka tregimin se si të tërhiqet, herën e parë ishte tërhequr në një mënyrë të pashmebulltë duke e lënë Vuciqin në rendin e 13’të (100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore),  ndërsa më vonë provoi të balancohet pak. Por ai (Macron),  nuk e ka problem Vuçiqin, problemi i tij është se a është duke qeverisur me krejt aparatin shtetëror të Francës,” ka theksuar analisti serb teksa ka folur në një emision televiziv në Serbi.

Janjiq ka thënë se tani fokusi i Parisit dhe Berlinit është që  takimi në kryeqytetin francez të nënkuptojë vazhdimin e bisedimeve ose “ta ngjallë të vdekurin”.

Janjiq ka thënë se do të diskutohet për formatin e ri të bisedimeve duke thënë se aty do të ketë edhe përfaqësues të Quint’it si vëzhgues ndërkohë që do të flitet edhe për rolin Rusisë. Sipas tij, ende nuk është e qartë se a do të ftohen atje edhe shtetet tjera të Ballkanit perëndimor apo do të shkojnë vetëm shqiptarët dhe serbët.

Ai ka theksuar se marrëveshja Kosovë –Serbi është duke u ndërtuar

“Në esencë marrëveshja tani po ndërtohet, ka ekipe që janë duke e bërë këtë, janë individët, OJQ’të, Ministritë. Në Gjermani e keni një ekip në Bundestag që e bën këtë dhe një në Kancelari dhe ata i harmonizojnë ato, por fjalën e tyre duhet ta thonë edhe Thaçi e Vuçiq. Aktualisht në Gjermani ka vetëm disa pika për politikën ndaj Ballkanit Perëndimor, në Kancelari (Merkel), ka diçka më shumë dhe këto në publik shpesh i thotë Bodo Weber, e francezët kanë diçka të shkruar më shumë sepse ata i duan hartat,” ka theksuar analisti serb.

/www.gazetaexpress.com/

Etiketa: analisti serbDusan JanjiçFrancegjermaniMarrëveshja Kosovë – Serbindarja e KosovësShtëpia e Bardhë

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Filloi muaji i rrenave!

Filloi muaji i rrenave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com