Ndahet nga jeta humanisti Luan Pustina, Basha: Shuhet shkencëtari shqiptar, luftoi varfërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga jeta humanisti Luan Pustina, Basha: Shuhet shkencëtari shqiptar, luftoi varfërinë

16:18 | 28/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Luan Pustinës, shkencëtarit, humanistit dhe aktivistit të madh.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një mesazh ngushëllimi në faqen e tij të facebook, shkruan se Luan Pustina përvijoi gjatë viteve të diktaturës komuniste, figurën e intelektualit të pa kompromis, i cili nuk ngurroi të merrte përsipër punë të mira për komunitetin.

Postimi i plotë:

Read more

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

Me hidhërim të madh mësova ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shkencëtarit, humanistit dhe aktivistit të madh të voluntariatit shqiptar. Pinjoll i njërës prej familjeve të mëdha të Dibrës së Madhe, familjes patriotike Pustina, pjesëtarët e të cilës u vunë në krye të lëvizjeve antiosmane në fund të shekullit XIX, por edhe në lëvizjen legjendare kundër pushtuesve serbë në vitin 1913, Luan Pustina u lind në Tiranë, në gjirin e komunitetit dibran, që në vitet ’20 të shekullit të shkuar dhanë një kontribut të madh për zhvillimin e kryeqytetit.

Shkencëtari Pustina përvijoi gjatë viteve të diktaturës komuniste, figurën e intelektualit të pakompromis, i cili nuk ngurroi të merrte përsipër punë të mira për komunitetin, pa pyetur për klasifikimin që pushteti i kishte bërë atij si një “i deklasuar”.

Veprimtaria e një personaliteti si Luan Pustina u shtri në shumë fusha, jo vetëm si lektor në universitet, por edhe si pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare si dhe në hartimin e mjaft punimeve për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, punime që u bllokuan në 1997-n, sapo në pushtet erdhën pasardhësit e atyre që gjithë jetën e kishin cilësuar punën intelektuale të Pustinës si punë e dyshimtë e një të deklasuari.

Eksponent i komunitetit dibran të kryeqytetit dhe njëri nga ithtarët më të flaktë të ndërtimit të Rrugës së Arbrit, Luan Pustina ishte edhe një pionier i voluntariatit në Shqipëri, duke u angazhuar në shumë nisma bamirëse, të cilat ua lehtësuan sadopak ashpërsinë e tranzicionit mijëra nevojtarëve.

Me ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shoqëria humbi një zë intelektual, të pakompromis, për të cilin kemi aq shumë nevojë. Kontributi për të realizuar projektet që profesori la mbi tavolinë si dhe nderimi i trashëgimisë së tij, përmes përpjekjeve të përditshme për drejtësi e për të luftuar varfërinë dhe prapambetjen janë mirënjohja më e mirë që të gjitha komunitetet e kryeqytetit mund të tregojnë për kujtimin e intelektualit Luan Pustina.

Në këtë moment dhimbje ju jam pranë bashkëshortes së tij znj. Gjyltere dhe dy vajzave Andias dhe Laurës.

U prehtë në paqe!

Etiketa: kreu i Partisë DemokratikeLulzim BashaNdahet nga jeta humanisti Luan Pustina

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:58 | 04/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

nga 27
07:52 | 04/06/2026
0

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:38 | 04/06/2026
0

Dashi Do jeni shume me te hapur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do...

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:31 | 04/06/2026
0

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës. Pas...

Para
Johnny Depp akuzon ish-bashkëshorten se i ka vendosur në faqe cigare të ndezur dhe e ka qëlluar me shishe

Johnny Depp akuzon ish-bashkëshorten se i ka vendosur në faqe cigare të ndezur dhe e ka qëlluar me shishe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:58 | 04/06/2026
Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

07:52 | 04/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

07:38 | 04/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

07:31 | 04/06/2026
Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –
  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com