• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nazime Visha është një vajze e re në hall të madh

13:05 | 01/03/2016
në Opinion
0

Është përdhunuar 13 vjeç, ka vrarë dhunuesin kur ishte 18 dhe jeton në burg prej marrjes së vendimit. Edhe sikur të dalë nesër, askush nuk e shpëton dot nga një shembëlltyrë që i është ngulitur në sy.

Për këdo që njeh Sindromën e Gruas së Dhunuar, në këtë rast të një fëmije të dhunuar për 5 vjet, të frikësuar, të hutuar, e kupton shumë mirë furtunën emocionale dhe çrregullimet e mendjes kur kërkon rrugëdalje. Është si një ortek të cilin e rrit frika dhe jo një mendim linear për të vrarë dhunuesin, një mendje që kërkon të shpëtoje e nuk di se si të dalë nga labirinthi i frikës që nuk mund t’i zesh besë me asgjëje.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Por duke qënë se ne jemi një shoqëri që i japim peshë hajgareve seksiste dhe llafazanërisë tonë çjerrëse e jo përmasave të dhunës reale të fshehur e të denoncuar, edhe Nazimja është viktima perfekte, e dënuar të gjykohet me ftohtësinë e Kodit Penal !

Kërkesa për falje e Nazime Vishës është hera e dytë që i kërkohet Presidentit të Republikes. Sot nga Ministri i Drejtesisë.

Hera e parë ishte një thirrje publike të cilën me shumë dashuri Eni Vasili e ktheu në një kauze që mori jo pak mbështetje, por nuk arriti t’ i rikthente Nazimes, lirinë.

Kushdo mund të zgjedhë të besojë se Nazimja ka kryer një krim dhe duhet të vuajë si kushdo në burg, ose të mendojë se një vajze e dhunuar prej moshës 13 vjeç, pas 5 viteve kur vret dhunuesin, ka kryer një akt vetmbrojtjeje.

Unë besoj se Presidenti duhet të konsiderojë kërkesën e Eni Vasilit dje dhe Ministrit të Drejtësisë sot!

Në një shoqëri që vetëm brenda një muaj, Janar 2016, regjistron 50 denoncime për dhunë ndaj grave e vajzave apo 4000 raste në vit, Kodi Penal është vetëm çengeli ku varet pazotësia e të gjitha institucioneve tona për të ndalur çmendurinë e shfarosjes së grave e vajzave përmes dhunës.

Rasti i Nazimes është një nga ato raste kur gjykimi sipas rreshtave të Kodit Penal nuk na shpëton dot nga qasja qorre që në kemi si shoqëri për të kuptuar dhunën dhe pasojat e gjymtimit të saj, apo më rëndë, për ta justifikur e tallur me të. E gjitha vjen si një ulërime ngjethëse.

Nga ato ulerimat që ia fshehim vetes nga frika se çmendemi po të mendojmë e flasim për rrokopujën e përditshme të një shoqërie problematike që viktimat reale i harron, por pjell viktima dhe vdes për viktima.

Nga ato ulerimat që të zënë fytin kur dëgjon se sa dënohet një burrë që vret dhe sa retorika boshe thuren nga burrat në mbrojtje të grave e vajzave që ankthshëm i besojnë si angazhime serioze.

Ndaj Nazimja është në hall të madh. Duhet të gjejë derën e daljes nga bota ku është dhe atë të hyrjes në botën ku nuk e lanë të rritej.

Vetëm se kam frike se ajo pak nuhat qartas se edhe kjo bota jashtë e kufizuar vetëm tek çka është e dukshme, është po kaq hallemadhe.

Dhe as zhyt e mbyt politika, as erotika, nuk po e zbukuron dot!

Etiketa: Eni VasioliMajlinda BreguNazime Vishapresidenti NishaniYlli Manjani

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
“Ronaldo duhet të mbyllte gojën”

“Ronaldo duhet të mbyllte gojën”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

20:17 | 30/09/2023
Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

20:15 | 30/09/2023
Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

20:05 | 30/09/2023
Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

19:59 | 30/09/2023
Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

19:38 | 30/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –
  • Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –
  • Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –
  • Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim
  • FNSH zbarkojnë në Vlorë, ja çfarë kërkon policia –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com