Myslim Pashaj: Çamëria nuk është pretendim, por një histori reale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Myslim Pashaj: Çamëria nuk është pretendim, por një histori reale

15:15 | 07/12/2016
në Uncategorized
0

“Çështja Çame s’ka të bëjë thjesht me minoritetin, por të një trualli, popullsie shqiptare të përzënë në gjenocid të llahtarshëm.”

Myslim Pashaj, Koloneli i Detit, në një intervistë për gazetën “Sot”, flet për tensionimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për ndikimin rus në Ballkan. Gjatë këtyre ditëve, Greqia ka rritur trysninë e kërcënimeve që e ka burimin te Çështja Kombëtare Çame. Madje, Athina zyrtare ka arritur deri aty, saqë ka treguar forcën me anë të ushtrisë greke. Koloneli i Detit, Myslim Pashaj, thekson se Çamëria nuk është pretendim, por një histori e vërtetë. Ai i kujton Greqisë genocidin e llahtarshëm ndaj popullsisë çame. Pra, Çështja Çame s’ka të bëjë thjesht me minoritetin, por të një trualli, popullsie shqiptare të përzënë në genocid të llahtarshëm.

Ndërkaq, sipas Pashajt, dukja e një politikani të lartë, Kamenos, veshur me kamuflazh në një postë kufitare, atje ku sapo hyn Vjosa në Shqipëri, përballë Çarshovës, si në fund të viteve ‘60 të shekullit që shkoi, me një shtab ushtarak të vendosur pas tij, është vetëm një grotesk. Myslim Pashaj komenton dhe deklaratën e kryeministrit Rama, se do të pranonte të takonte Putin nëse Rusia do të ushtronte ndikim në Ballkan. Pashaj nuk e sheh me skepticizëm, nëse Shqipëria do të bashkëpunonte me Rusinë, në të mirë të zhvillimit ekonomik të një vendi të vogël.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ndërkaq, Pashaj thotë se Rusia ka për qëllim daljen në Mesdhe. Pashaj kujton se Rusia në shekullin që shkoi pati për një kohë një “domen komunist” në Shqipëri, ku ndikimi i saj në ekonomi, kulturë e arsimim e la një gjurmë në brezninë e pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij, Rusia sërish dëshiron daljen në Mal të Zi, dhe e ka një kolonë në Serbi. Ai thotë se Rusia i ndjek zhvillimet e Islamit Radikal edhe në Ballkan, por ato nuk përbëjnë për të synim përqendrues.

– Bashkimi Europian po tregohet i ngushtë sa i takon integrimit të vendeve të Ballkanit në familjen e madhe europiane. Shqipëria ishte në prag të hapjes së negociatave, por sërish BE kërkon të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të nisë zbatimi i reformës në drejtësi. Por, a përfiton Rusia dhe islami radikal në Ballkan, nëse Bashkimi Europian frenon zgjerimin nga vendet e rajonit?

Rusia është hapësirë fuqie dhe energjie si mbetja më e qenësishme e Bashkimit Sovjetik, dhe Perandorisë Komuniste pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo, në ditët e sotme, pavarësisht se nuk e ka gjeohapësirën dykontinentale të saj, mbetet Superfuqi. Hapja pas rrëzimit të murit të Berlinit nuk mori përmasën demokratike si e gjithë lindja komuniste, por e ruajti në thelb tharmin e shtetit të përafruar diktatorial me një demokraci të shartuar. Rusia, një shtet i pasur, e i fuqishëm, me një histori që shtrihet ndër shekuj, e ruajti realitetin e Superfuqisë komuniste dhe kundërshtarit të Perëndimit, që manifestohet në ditët e sotme. Ekonomia, arsenali ushtarak, pozicionimi gjeografik i Rusisë e ka shndërruar atë sot në një lojtar të madh të gjeopolitikës në të gjithë botën. Ky realitet e solli dukshëm që edhe Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të “hapë bisedë” me Putin çka ka krijuar jo pak shqetësime në Aleancën Atlantike (NATO) për ndryshime në ardhmëri. Rusia ndodhet sot e pranishme atje ku e ka ngjazmën e parë Islami Radikal, në Lindjen e Mesme, një prani mbështetëse e Assadit, por që në të vërtetë është tregimi i forcës ushtarake kundërshtare dhe të fuqishme të saj dhe interesave ekonomike. Ndërkaq, në Ballkan, Rusia në shekullin që shkoi pati për një kohë një “domen komunist” në Shqipëri, ku ndikimi i saj në ekonomi, kulturë e arsimim e la një gjurmë në brezninë e pasluftës së Dytë Botërore. Ajo e kish dëshiruar daljen në Mesdhe dhe e realizoi për një farë kohe. Tani, sërish ajo e dëshiron në Mal të Zi, dhe e ka një kolonë në Serbi. Rusia vëzhgon, sogjeton në politikën e saj të jashtme dhe i ndjek zhvillimet e Islamit Radikal edhe në Ballkan, por ato nuk përbëjnë për të synim përqendrues. Vendet e Ballkanit e kanë marrë tanimë pozicionimin e tyre në NATO, me përjashtim të Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Çdo përçarje, konflikt, mosmarrëveshje midis shteteve në Ballkan është në syrin e Moskës si mundësi ndikimi gjeopolitik.

– Rusia kërkon të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan. Por, nëse rusët do t’ia arrinin të ushtronin ndikimin e tyre në Ballkan, kryeministri Edi Rama nuk do ta refuzonte një takim me Presidentin rus, Vladimir Putin. Ju, si e shihni një afrim të mundshëm të kryeministrit Rama me rusët?

Kryeministri Rama, sipas mendimit tim, e sheh politikën e jashtme jo me kompleksin e ndarjes së botës në Pakte dhe Aleanca, por në synimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike të kulturës e të teknologjisë, turizmit etj, dhe kjo është rruga më e mirë, e përfitimit të një vendi të vogël.

Kështu, ai ka bërë me Kinën e largët dhe kësisoj po përpiqet që ta realizojë me Rusinë.

Kjo nuk ka lidhje me cenimin e obligimeve që Shqipëria i ka me NATO-n dhe BE, të cilave u duhen ruajtur suazat e duhura. Qëndrimet e Rusisë për Kosovën kanë qenë aq keqdashëse dhe ndikuese, por kjo nuk do të thotë se lidhjet ekonomike kulturore dhe turistike të mos ndiqen për përfitime të ndërsjellta. Rama po tregon se nuk është një politikan i ngurtë. Afrimi me rusët, nuk do të thotë rënie në prehër të Superfuqisë, as mbështetje e politikës së saj. Në ditët që po flasim dihet se në vendet Balltike ndodhen kundruall njëra-tjetrës NATO dhe Rusia me praninë dhe armatimin e tyre strategjik, çka tregon një realitet ushtarak, që i përafrohet kohës së Luftës së Ftohte dhe Luftës së Yjeve. Bota në të vërtetë ndodhet në Luftë, ku erupsion i saj i Zi është në gojën e vullkanit të hapur nga Islami Radikal, me ISIS.

– Athina zyrtare vijon të risë presionin e kërcënimeve ndaj qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë. Pak ditë më parë, ministrit grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, kërcënoi duke u shprehur: “mos na sfidoni, do mbrojmë sovranitetin tonë”. Në një linjë me të ka qenë edhe ministri i Jashtëm grek, Kotzias. Si i shihni kërcënimet e ministrave grekë ndaj Shqipërisë?

Çdo lëvizje dhe sinjal në fqinjëri, bashkëshoqërohet me veprime të ndërsjellta. Kështu ka ndodhur gjithmonë edhe me Greqinë. Problemet që kanë mbetur të pazgjidhura nuk janë të vogla, ato nuk do të zgjidhen ashtulloj lehtas, por duan kurajë. Greqia dhe Shqipëria kanë pasur dhe kanë nevojë për njëra-tjetrën, ky është një realitet. Për një sy vëzhgimi të politikës rajonale, them se qëndrimet e fundit të Edi Ramës nuk kanë qenë sfidë ndaj Greqisë, as mund të mendohet. Çamëria nuk është pretendim, por një histori reale, s’ka të bëjë thjesht me minoritet, por të një trualli, popullsie shqiptare të përzënë në gjenocid të llahtarshëm…vetëm kujtesë për të drejtën ndërkombëtare. S’ka këtu as kërcënim dhe as sfidë. Dukja e një politikani të lartë, Kamenos, veshur me kamuflazh në një postë kufitare, atje ku sapo hyn Vjosa në Shqipëri, përballë Çarshovës, si në fund të viteve gjashtëdhjetë të shekullit që shkoi, me një shtab ushtarak të vendosur pas tij, është vetëm një grotesk. Megjithatë duhet respektuar e duhet lexuar, sepse ajo rrëfen politikën e fqinjit tonë historik dhe atij i duhet përgjigjur, vetëm me standardet e sotme të NATO-s, anëtarë të së cilës ne jemi.

/sot.com.al/

Etiketa: Çeshtja çamemarrëdhëniet shqiptaro-grekeMyslim PashajNATONikos KotziasPanos KamennoVladimir Putin

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tring zilja, tring zilja, zilja tringëllon…

Rama ironizon Bashën: Të gjithë gënjëjnë veç Lulit e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com