Mustaqet e misrit shqiptar më të kërkuarat nga Italia dhe Gjermania – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mustaqet e misrit shqiptar më të kërkuarat nga Italia dhe Gjermania

14:20 | 29/09/2017
në Uncategorized
0

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndomta, kanë aftësi të mëdha shëruese.

Edhe Shqipëria ka qenë pjesë e këtyre qytetërimeve me nuhatje të mirë ndaj produkteve të veçanta me vlera mjekësore dhe shëruese.

Shqiptarët i kanë përdorur për shumë kohë mustaqet e misrit, pikërisht prej këtyre vlerave. Fijet e holla janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Për shumë fermerë shqiptarë, ‘maydis’ ose mustaqet e misrit po kthehen në një mënyrë të mirë për të pasur disa të ardhura më shumë në familje. Pikërisht ajo mustaqja që më parë hidhej, tani del që kërkohet në tregjet ndërkombëtare.

Arsyet pse shumë kompani evropiane i kërkojnë me ngulm në tregun shqiptar ka të bëjë me faktin që vetëm në vende si Shqipëria, misri i mbjellë është farë origjinale dhe jo e modifikuar gjenetikisht, ndërkohë misri i kultivuar në pjesën më të madhe të botës është rezultat i bioteknologjisë.

“Ne i eksportojmë mustaqet e misrit në Itali dhe Gjermani. Ndërkohë që sektorët që e kërkojnë më shumë janë nga farmaceutika dhe kozmetika”, thotë për AgroWeb.org, Sokol Proja, i cili i mbledh mustaqet e misrit nga zona e Lushnjës.

Mustaqet e misrit përdoren kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës, inflamacionit në sistemin urinar, prostatës dhe gurëve në veshka. Këto fije të holla janë përdorur edhe për disa sëmundje të zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut, lodhjen dhe nivelin e lartë të kolesterolit.

Konsumatorët shqiptarë mund ta gjejnë këtë produkt në farmacitë bimore, pikat e grumbullimit të bimëve mjekësore, dyqanet organike, madje edhe në disa farmaci bujqësore.

Si përdoren mustaqet e misrit?

Mustaqet e misrit, sipas të dhënave përmbajnë proteina, karbohidrate, minerale, vitamina dhe fibër.

Për më tepër, ato përmbajnë disa substanca kimike që ndihmojnë organizmin të nxjerrë jashtë lëngjet dhe kripën e tepërt nëpërmjet urinimin, ndryshojnë nivelet e sheqernave në gjak dhe ulin inflamacionin.

Vlerat e mustaqeve të misrit

Më poshtë do të gjeni listën e vlerave shëndetsore të mustaqeve të misrit:

1. Trajtojnë infeksionet urinare.
2. Luajnë rol diuretik.
3. Parandalojnë formimin e gurëve në veshka.
4. Shmangin mpiksjen e gjakut.
5. Ulin tensionin e gjakut.
6. Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqernave në gjak
7. Shërojnë problemet shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni.
8. Luftojnë kolesterolin.
9. Janë burim i vitaminës C.
10. Përdoren kundër obesitetit.

Përdorimet për lëkurën

Mustaqet e misrit mund të përdoren edhe si çaj ose në lëng me të cilin mund të lyeni lëkurën problematike të prekur nga aknet dhe njollat. Ato zbehin kruarjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga lëndimet e lëkurës.

Megjithatë, duhet të kini kujdes në përdorimin e mustaqeve të misrit, sidomos nëse jeni duke përdorur medikamente të ndryshme, sepse mustaqet e misrit ulin nivelin e sheqernave në gjak.

Nëse jeni duke marrë ilaçe kundër diabetit, atëherë nuk duhet të konsumoni mustaqet e misrit në të njëjtën kohë.

Njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i sheqernave ose i tensionit, mund ta pijnë çajin e mustaqeve të misrit vetëm pas konsultimit me një mjek. Nëse përdorni medikamente për hollimin e gjakut, atëherë pirja e këtij çaji do zhvlerësojë punën e medikamenteve.

Si të përgatisni çajin e mustaqeve të misrit

Metoda e parë

Kjo është metoda më e përhapur dhe për të do t’ju nevojiten:
• Mustaqe të thata ose të njoma të misrit
• Ujë
• Lëng limoni

1. Ziejeni ujin për pak kohë.
2. Hidhni mustaqet e misrit dhe lërini të ziejnë për disa minuta.
3. Lëngu do të ngjasojë me lëngun e një karameli të shkrirë ngjyrë kafe.
4. Kullojeni dhe shërbejeni të ftohtë ose të nxehtë.
5. Disa njerëz shtojnë lëng limoni për ta bërë çajin më të shijshëm dhe aromatik.
6. Çajin e mbetur mund ta mbani në frigorifer për pak ditë.

Metoda e dytë

Kjo metodë është ideale për ata që duan të përftojnë vlerat natyrale të mustaqeve të misrit. Për këtë metodë, ju nevojiten:
• Mustaqe të thata të grira
• Ujë
• Mjaltë

1. Kjo metodë nuk kërkon ujë të zier
2. Hidhni pak ujë në një kavanoz qelqi me kapak.
3. Shtoni mustaqet e misrit në ujë.
4. Mbylleni kapakun dhe mbajeni kavanozin në një vend në diell për një ditë të plotë.
5. Në fund të ditës, futeni kavanozin brenda, kulloni ujin, shtoni mjaltë dhe përzijeni mirë.
6. Kavanozin mbajeni në frigorifer dhe shërbejeni të ftohtë.

/AgroWeb/

Etiketa: gjermaniItalimisermustaqe

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Për fat të keq, publiku nuk ka media!

Për fat të keq, publiku nuk ka media!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com