Mustafa Nano: Duhen gra myslimane me b*** për të hequr hijabin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mustafa Nano: Duhen gra myslimane me b*** për të hequr hijabin

15:24 | 06/06/2018
në Uncategorized
0

Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacia” që transmetohet në “ABC News”, gjatë monologut të tij, ka rrëfyer historinë e Masih Alinejad, një gazetareje me origjinë iraniane, e cila më parë ka mbajtur hijab, por pas largimit për në SHBA, e ka hequr atë.

“Sipas saj, gratë që duan ta mbajnë, le ta mbajnë. Sepse kështu janë ato vetë që zgjedhin ta mbajnë. Mirëpo, sipas meje në këtë pikë e ka gabim. Ajo dhe të gjithë ata që mendojnë si ajo, sidomos një numër intelektualësh të majtë në Perëndim, që nuk shqetësohen kur shohin një grua myslimane të mbuluar “me vullnetin e dëshirën e saj”.

Madje, e inkurajojnë ta bëjë këtë. Dhe nuk e çojnë në mendje se nuk ka gra që vendosin me kokë të tyre të mbulohen. Nuk janë gratë pra që vendosin. Është një kulturë e tërë patriarkale që iu imponohet, e që nuk u lë zgjedhje tjetër, veçse të veshin hijabin”, shkruan ai.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Edhe në Shqipëri, ku ka një klimë lirie, ku ka një elitë sunduese ateiste, e ku shoqëria e mjedisi publik dominohen nga një frymë laike, nuk të qëllon të shohësh gra myslimane me bole. Nuk ka dalë asnjëra që të thotë faqe botës: Hej, njerëz, unë po e heq hijabin, se nuk është për mua”, është shprehur më tej Nano.

Nga Mustafa Nano

Kjo vajzë që shihni në ekran quhet Masih Alinejad. Është 41 vjeçe, është gazetare, është me origjinë iraniane. Madje ka jetuar për më shumë se 30 vjet në Iran. Por e ka lënë atdheun e vet. Ka mundur të arratiset në vitin 2009. Dhe sot jeton në SHBA. Deri para disa vitesh, për ca kohë edhe në Perëndim, ajo vishej kështu…..

Por e ka hequr njëherë e mirë këtë veshje. Për herë të parë e bëri në Londër, në vitin 2014. Ishte një mëngjes i zakonshëm, fare i zakonshëm, dhe ajo ishte duke shëtitur me të dashurin e saj në një rrugë pranë kopshtit botanik “Kew Gardens”.

Ndjeu nevojën që flokët t’ia ledhatonte era pranverore, dhe e hoqi hijabin në ngjyrë të errët, e zuri të vraponte nëpër rrugë. I dashuri, një mysliman me emrin Kambiz, të cilin e kishte njohur në Londër e të cilin e ka burrë sot, e përjetësoi në celuloid këtë moment.

Këtë e tregon ajo vet në një libër, të cilin sapo e ka publikuar. E ka titulluar “The Wind in My Hair”, që në shqip mund të bënte “Flokët m’i merr era”. Është libër autobiografik. Pas kësaj, ajo hapi një faqe facebook-u, në të cilën ftonte vajzat dhe gratë iraniane të hiqnin hixhabin e tyre, të fotografonin veten me flokët që ua merrte era, dhe t’i publikonin ato foto.

Një numër grash, edhe pse e dinin se po rrezikonin (në Iran është e ndaluar ta bësh një gjë të tillë), e ndoqën lojën e saj. Disa syresh kishin pozuar me hixhabin, që e tundnin në ajër, si shenjë çlirimi. Brenda disa ditësh, kjo faqe facebook-u mori më shumë se 100 mijë like.

Në kundërshtim me këtë nismë të saj në një faqe facebook-u, në libër ajo hedh idenë se do të luftojë që gratë myslimane të kenë lirinë për të zgjedhur, nëse duhet ta mbajnë apo jo hijabin. Sipas saj, gratë që duan ta mbajnë, le ta mbajnë. Sepse kështu janë ato vetë që zgjedhin ta mbajnë.

Mirëpo, sipas meje në këtë pikë e ka gabim. Ajo dhe të gjithë ata që mendojnë si ajo, sidomos një numër intelektualësh të majtë në Perëndim, që nuk shqetësohen kur shohin një grua myslimane të mbuluar “me vullnetin e dëshirën e saj”.

Madje, e inkurajojnë ta bëjë këtë. Dhe nuk e çojnë në mendje se nuk ka gra që vendosin me kokë të tyre të mbulohen. Nuk janë gratë pra që vendosin. Është një kulturë e tërë patriarkale që iu imponohet, e që nuk u lë zgjedhje tjetër, veçse të veshin hijabin.

Në këtë kuptim, hijabin nuk e zgjedhin gratë, por burrat e tyre, të cilët e kanë krijuar këtë kulturë patriarkale. E kanë krijuar si një mënyrë sundimi në këtë botë. Si një mënyrë sundimi para së gjithash mbi gratë.

Të thuash se një grua zgjedh vetë të mbulohet, është si të thuash se ajo zgjedh vetë të ndëshkohet prej burrit kur e ka gabim, është si të thuash – për të bërë një ilustrim shqiptar – se një malësor zgjedh vetë të marrë gjakun e vëllait të vrarë. Në fakt, nuk është malësori që zgjedh. Është bota mesjetare, mes së cilës ai është zhytur.

Prandaj, e dashur Alinejad, mos lufto që gratë të kenë lirinë për të zgjedhur, por lufto që atyre t’u hapen sytë, e kështu të kuptojnë se nuk kanë zgjedhje tjetër, veçse të mos mbulohen. Ndryshe, nëse lufton që gratë myslimane të kenë lirinë për të zgjedhur, dije mirë se ato do të zgjedhin të mbulohen.

Sepse ky është urdhëri që u vjen nga bota, së cilës ato u përkasin. Ky urdhër u vjen nga familja, nga tradita, nga shkolla, nga një kulturë e tërë që dominon mjedisin publik, nga elita sunduese, nga propaganda, etj, etj. Dhe ky presion i madh, mes të cilit ato gjenden, mund të sfidohet veç nga gra me bole.

Mirëpo gra të tilla, siç je ti Alinejad, numërohen me gishtat e dorës në gjithë botën myslimane që ka 800 milionë gra. Dhe kjo ka arsyet e veta. Edhe në Shqipëri, ku ka një klimë lirie, ku ka një elitë sunduese ateiste, e ku shoqëria e mjedisi publik dominohen nga një frymë laike, nuk të qëllon të shohësh gra myslimane me bole.

Nuk ka dalë asnjëra që të thotë faqe botës: Hej, njerëz, unë po e heq hijabin, se nuk është për mua. Përkundrazi, po rritet numri i vajzave që mbulohen. Rrugët e Tiranës po mbushen me vajza të tilla. Të vjen për të qarë. E prandaj, po e marr unë rolin e një Alinejadi të Shqipërisë, e po them: “Hej gra, lërini flokët tuaj që t’i ledhatojë era.”

Etiketa: gazetarehijabIranMasih AlinejadMustafa NanomyslimanëSHBA

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit: Mbi 100 tonë kanabis janë të fshehur në tunele, gati për BE

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit: Mbi 100 tonë kanabis janë të fshehur në tunele, gati për BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com