“Mund të kthehemi te kufizimet e 20 viteve më parë”/ Kriza e energjisë elektrike, Shqipëria do të goditet më shumë sesa shtetet e tjera – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mund të kthehemi te kufizimet e 20 viteve më parë”/ Kriza e energjisë elektrike, Shqipëria do të goditet më shumë sesa shtetet e tjera

17:25 | 04/10/2021
në Kryesore
0

Read more

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Gazetari Klodian Tomorri paralajmëron se me krizën e energjisë ekziston rreziku i kthimit të kufizimeve drastike në pamundësi për të blerë energji për muajt e dimrit, do të kthente vendin në situatën e 20 viteve më parë. Tomorri tha për MCN se diversifikimi i burimeve të energjisë, një opsion real në Shqipëri, krahas burimeve hidrike, nuk është arritur të shfrytëzohet për shkak të korrupsionit në vend. Për më tepër, në ndryshim nga vendet e tjera të Europës, lëkundjet që pëson çmimi i energjisë nuk reflektohen asnjëherë në kahun zbritës në Shqipëri.

“Jemi në dy situata të ndryshme, pavarësisht shqetësimit për rritjen e çmimit të naftës. Shqetësimet për çmimet e karburanteve nuk janë aq të ngutshme sesa çmimet e energjisë elektrike. Procesi si ndryshojnë çmimet nis nga kërkesa që bëjnë OSHEE, OST dhe KESH. Jemi në një situatë krize. Kemi parë rritjen e çmimeve në tregjet dhe bursat europiane. Sot, po tregtohet me 240-250 euro ndërkohë që disa muaj më parë ishte 40 euro. Shkak është disbalanca mes ofertës dhe kërkesës. Në finale pyetja a do të kemi rritje të çmimit? Po, rritja do të ndodhë, nuk ka rëndësi nëse e paguajmë në faturë apo qeveria do ta marrë koston në buxhet. Por, përtej çmimit jemi në situatën e rikthimit të kufizimeve. Në raste krizash, qeveritë ngrenë atë që quhet mburoja sociale. Në Shqipëri ka një problem dhe ngurtësim të tregut. Shqipëria nuk ndërtoi dot një treg energjie. Kemi parë që në vite çmimi i energjisë vetëm është rritur. Në vitin 2014, çmimi u rrit me 22%. Këtu tregu reagon vetëm në rritje. Pasi rritja instalohet, nuk ka më rënie. Energjia është mall si çdo tjetër në treg. Nuk mund të shitet nën kosto, por në Shqipëri tregu është mbajtur monopol. Ne sot nuk kemi bursë energjie. Është keqmenaxhim i sektorit të energjisë. Shqipëria është vend me burime hidrike, energji diellore në 300 ditë në vit. Por, këtu hapen ankandet për të ndërtuar burime të reja dhe dështojnë për shkak të korrupsionit. Kujtoni parkun e Akërnisë, sot rrezikojmë të shkojmë në arbitrazh për të. Ne varemi nga ecuria e çmimeve të energjisë në tregun europian, por duhej të ishim shumë më të mbrojtur, për shkak të burimeve që kemi, por nuk arrijmë t’i administrojmë për shkak të korrupsionit. Shqipëria do të goditet shumë më tepër nga kjo krizë. Këtu bëhet fjalë se Shqipëria këtë dimër mund të përballet me kufizime drastike, pra të kthehet 20 vjet mbrapa. Është një kërcënim real. Ne e pamë që para pak ditësh OSHEE nuk arriti të siguronte energjinë që i duhet vendit dhe çmimi u rrit. Për shkak të një sërë arsyesh, Shqipëria rrezikon një krizë më të rëndë. Financat e OSHEE-së janë literalisht të rrënuara. Kjo kompani është keqadministruar në vite. Aty bëhen shpenzime pa kriter. Ne kemi investuar miliarda në energjetikë, por ato nuk kanë sjellë në të njëjtin nivel përmirësimin e sistemit.”,- tha Tomorri.

Etiketa: “Mund të kthehemi te kufizimet e 20 viteve më parë”/ Kriza e energjisë elektrike Shqipëria do të goditet më shumë sesa shtetet e tjeracmimi i energjiseKESHKlodian Tomorrikriza e energjisë elektrikekufizimetOSHEEost

Të Lidhura

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

nga 27
11:42 | 05/06/2026
0

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore në ngarkim të ish Presidentit...

Para
Arsyeja pse Facebook dhe Instagram u bllokuan në të gjithë botën

Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe Whatsapp

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026
UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

11:38 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com