Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele, ku ka humbur jetën një 40-vjeçar.
Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll, ndërsa mësohet se viktima Pashk Deliaj, ishte duke drejtuar motorin e tij kur humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe u përplasur me një shtyllë.
Lidhur me ngjarjen mësohet se 40-vjeçari ishte polic në burgun e Shënkollit.
Për më tepër, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi rrethanat e aksidentit të rëndë.