Edhe pse data shënon 13 maj dhe ne jemi në stinën e pranverës, moti i keq me vranësira dhe reshje të shumta ka përfshirë të gjithë vendin.
Për pasojë është pezulluar lundrimi detar në Vlorë që prej mbrëmjes së djeshme.
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të niset sot drejt Italisë pasi deti me dallgë deri në 6-7 ballë e bën të pamundur lëvizjen e tragetit.
Ndërkohë edhe anijet e vogla kanë marrë njoftim të mos dalin në lundrim deri në një urdhër të dytë.