Mos rrej Dritan Hila… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos rrej Dritan Hila…

13:00 | 18/09/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ilir Seci

Si e qesin kryet fill…shembja e kullës së Prek Calit i bani me folë Dritan Hilat e partisë që përmendën “36 partizanët e vramë” në betejë nga forcat malësore të primé nga kreshniku kelmendas.
Para se me përmendë ata të “36 partizanët” e vramë Dritan Hila ban mirë me e i lanë hilet e me folë si ashtë e vërteta… Për me folë pa hile duhet me ia nisë nga përgjigjia e pyetjes:
-“Çka kjenë t’u lypë partizanët e Mehmet Shehut në Kelmend?!”
-“Kanë shkue me çlirue vendin.” – mundet me u ngutë ndonji naiv, ndonji që shkumon shkumët e sapunit të propagandës 47 vjeçare, që e ka hangër për djathë.
Sipas vetë komunistëve pushtuesi i fundit gjerman asht largue nga Shqipnia me 29 nëntor 1944. Atëhere a ban me na kallzue Hila se për çka kishin ardhë brigadat partizane në Malësi të Madhe?!
Në 47 vjetët e monizmit lufta partizane propagandohej si “Lufta Antifashiste Nacionalçlitimtare kundër pushtuesve nazifashistë”. Pushtuesi i fundit i vendit si thonë vetë komunistët iku më 29 nëntor, atëherë pse gjindeshin partizanët në Kelmend në mars 1945?! Kësaj pyetje i bishtnojnë hileqarët si Dritan Hila. I bajnë bisht, sepse nuk duen me thanë të vërtetën që batalionet e kryekriminelit Mehmet Shehu kishin ardhë si pushtues në Veri. Prek Cali u kishte çue fjalë “Mos hajdeni në Malësi të Kelmendit, se ua vë pushkën!”. Si burrat me Kanun u çoi fjalë përpara, i paralajmëroi. Gjatë pesë viteve të pushtimit italian dhe atij gjerman, në Kelmend nuk kishte hy kambë pushtuesi italian, as gjerman. Prej kujt donte me e çlirue Malsinë e Madhe Mehmet Shehu që me zellin e nji krimineli përbindësh po zbatonte urdhnat e Enver Hoxhës?! Përgjigjia asht e thjeshtë, Mehmet Shehu me urdhnin e Enver Hoxhës kishte ardhë me pushtue Malsinë, jo me e çlirue, sepse në mars 1945 në Malsi nuk kishte pushtues. Asht kaq e thjeshtë, meqë vendi sipas komunistëve u çlirue me 29 nëntor 1944, atëhere më 30 nëntor e mbrapa ato forca nuk janë ma forca çlimimtare partizane, por janë forca ushtarake të regjimit të porsa vendosun. Janë forca ushtarake që mbas datës 30 nëntor 1944 kudo që shkuen, shkuen si ekspeditë ndëshkimore për me nënshtrue zonat e Veriut, zonat që nuk pajtoheshin me vendosjen e regjimit komunist. Në këtë mënyrë, në vitin 1945 Prek Cali u përfshi në luftën civile që kishin shkaktue komunistët me në krye Enver Hoxhën. Forcat ushtarake të primé nga Mehmet Shehu kishin ardhë pa i thirrë kush dhe si të paftuem ishin pushtues, prandaj u duhej vu pushka si asht kenë tradita në Malësi. Bash njatë bani patrioti Prek Cali më 1945, u vuni pushkën komunistëve të Moskovit, njashtu si ua kishte vu pushkën pushtuesve malazezë të Krajl Nikollës apo atyne serbë të Krajlit Pjetër. Njaj që i thotë vetid burrë njashtu ban, i ven pushkën atij që vjen me të shkelë.
Këto gjana i anashkalon hileqari Hila, ban sikur nuk i di. A e din Hila se në zonën e Shkodrës komunistët kanë hy mbasi janë largue gjermanët!? Gjermanët që janë largue vetë, sepse asnjë betejë kundër gjermanëve, per bé kund nuk e kanë ba në atë zonë. Krejt betejat që janë ba në Malësi të Madhe, Postribë e Dukagjin, kanë kenë të tana beteja me pushtuesin që mësyni Shkodrën mbas 30 nëntorit 1945. Dhe jo vetëm aty, por kudo në Veri çka përfshin nga Fushë Kruja e deri në kufirin e 1913-ës me Jugosllavinë, krejt zona që fillon nga e famshmja “Vija Jiriçek”, (Jiriçek Line), e deri në kufi me Plavë e Guci, krejt kjo zonë asht pushtue nga forcat ushtarake të komandueme nga Mehmet Shehu nën urdhnat e Enver Hoxhës. Fakt ky…
Kryengritja e Malsisë së Madhe, kryengritja e Postribës, qëndresa në Dukagjin, qëndresa në Nikaj-Mërtur, qëndresa në Malsinë e Gjakovës, qëndresa ne Lumë, qëndresa në Mirditë, të tana këto janë dëshmi se komunistët nuk ishin të mirëpritun në ato anë, por erdhen si pushtues. Në vitin 1945, në Veri komunistët hynë si pushtues, banë Luftë Civile dhe ia mbrritën me nënshtrue Veriun. E fundit ra Mirdita dhe me ranien e Mirditës u vendos totalisht diktatura enveriste. Malësorët këtë pushtim e kanë pasë përmbledhë në thanien përshkruese “Kur hyni Partia”, njajtë si thanshin “Kur hyni Turku” apo “Kur hyni Nemcja”…
Dritan Hila athue nuk e din apo ban sikur nuk e din faktin se nga 7 prilli 1939 e deri në gusht të vjetës 1944 në krejt zonën mbi Fushë Krujë e deri në Vermosh ka pasë vetëm një batalion partizan me emnin “Perlat Rexhepi”… dhe kjo ndodhte, jo pse Veriu ishte pajtue me pushtimin nazi-fashist. Jo aspak, Veriu i ka ba qëndresë të dyjave, fashistëve e nazistëve, por në Veri qendrën e banin forcat nacionaliste, jo ato partizane. Arsyeja ishte e thjeshtë; Veriu duke e ditë që forcave partizane u printe Partia Komuniste e krijueme nga dy serbë nuk kishte si i besonte atyne forcave.
Koha provoi se kishin pasë të drejtë në atë mosbesim. Kur u rrethue Prek Cali me malësorë në Kelmend bashkë me forcat ushtarake të Mehmet Shehut kishte edhe forca ushtarake serbe. Pse nuk e përmend këtë fakt Dritan Hileqari?!
Prandaj, mos rrej Dritan Hila, por pranoje të vërtetën! Komunistët shkaktuen Luftë Civile në vend. Për mos me e keqkuptue kush sikur kjo luftë civile ishte luftë Veri-Jug duhet sqarue se nuk ishte e tillë. Aspak. Jo, ishte lufte civile mes komunistëve dhe nacionalistëve. Forcat ushtarake të primé nga Mehmet Shehu, kur mësynë Veriun në vitin 1945, banë të njajtën gja që kishin ba përpara në Jug, kur vranë e masakruan patriotët si Hysni Lepenica për shembull. Lufta Civile nisi ma së pari në atë që njihet si “Zona e Parë Operative”, ai model u zbatue fillimisht në mbarë Jugun dhe me ta kapërcye Shkumbinin u përshkallëzue në Veri.

Etiketa: Dritan Hilahileqari HilaIlir SeciKelmendKrajl NikollaKrajli PjetërMehmet ShehuMos rrej Dritan Hila…Prek Cali

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
“The New York Times”: Flija, ushqimi tradicional shqiptar në mes të New York

“The New York Times”: Flija, ushqimi tradicional shqiptar në mes të New York

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com