Mos harroni edhe Fatmir Xhafajn, ai është Kampioni i vërtetë i Drejtësisë së re – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos harroni edhe Fatmir Xhafajn, ai është Kampioni i vërtetë i Drejtësisë së re

16:56 | 24/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Ardian Dvorani, një ish-prokuror i kohës së komunizmit (gjatë viteve 88-91), u përzgjodh nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së si Kampion në luftën kundër korrupsionit” me motivacionin :

“Si nismëtar kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë, gjyqtari Ardian Dvorani zhvilloi mekanizma për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e Drejtësisë, hapa që ndikuan në vendimin e BE-së në Mars 2020 për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe çuan në mbrojtje kushtetuese   për institucionet e reja antikorrupsion të Shqipërisë”.

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Po a i ka të merituara fjalët e motivacionit zoti Dvorani?

Gjyqtari i Lartë Ardian Dvorani është një ndër emrat më të lakuar të drejtësisë shqiptare. Me një karrierë profesionale prej 33 vitesh, me gjithë ulje-ngritjet, ai gëzon një reputacion profesional të gjithpranuar.

Dvorani ishte mjaft i ri në kohët kur ushtroi detyrën e Prokurorit të diktaturës në qytetin e Shkodrës (22-25 vjeç) dhe nuk u shqua në atë kohë për ndonjë zell të tepërt (siç bie fjala spikati Kryetari i Reformës në Drejtësi, ish- hetuesi Fatmir Xhafa). Megjithatë, një dënim me 15 burg që dha për rrëzuesit e bustit të Stalinit, në ditët e fundit të diktaturës, tregon shumë për frikën dhe konformizmin sesa për profesionalizmin e tij.

Fatmir Xhafa dhe Ardian Dvorani duhej të ishin viktimat e para të çdo Reforme për Drejtësi.  Ata ishin xhelatët ndëshkues të një padrejtësie të sanksionuar me ligj, ishin të përkëdhelurit e diktaturës dhe humbësit moralë të betejës me sistemin e ri të drejtësisë. Ata që kishin bërë Padrejtësinë nuk mundet të bënin edhe Drejtësinë.

Një drejtësi e re kishte nevojë më së shumti për moral dhe morali nuk mund të vinte nga Padrejtësia e vjetër. Këtu është zanafilla e së keqes në Drejtësinë tonë të re. Atë e bënë ish-xhelatët e diktaturës.

Në kriteret e vetingut ata hoqën çdo kufizim për sivëllezërit e tyre të diktaturës së proletariatit. Si mundet të shkruanin Fatmir Xhafaj dhe Ardian Dvorani fjalinë e tmerrshme: “Prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët e diktaturës nuk mund të jenë në postet e larta të politikës dhe drejtësisë së re?”

Pasi i shpëtuan paq ndëshkimit nga vetingu moral, njëri në drejtësi e tjetri në politikë, dy strategët tanë të  Reformës për Drejtësi, ishin më të zellshmit për të ndëshkuar kolegët e tyre përmes instrumenteve KPA dhe KPK. Xhafaj emëroi ish-këshilltarin e tij si Komisioner Publik që kundërshtonte ndonjë tip të papëlqyer që i kishte shpëtuar rrjetave të KPK dhe KPA.

Tani dinin ata sesi e hidhnin vallen.

Ardian Dvorani shkoi në vetingun e krijuar prej tij me një neglizhencë të skajshme, harroi të deklaronte rreth 10 milionë lekë të reja kursime ndër vite. Ky nuk ishte ndonjë veprim që synonte fshehjen, jam i bindur për këtë. Dvorani i kishte deklaruar ato para në deklaratat vjetore të pasurisë, edhe e kishte justifikuar burimin e tyre. Por, aq joserioze, mospërfillëse, sfiduese ishte sjellja e tij ndaj krijesave të veta (KPK dhe KPA) saqë harroi të deklaronte një pasuri të tërë! Sepse ai po shkonte si shefi te vartësat jo si nxënësi në provimin e jetës. Vartësit e tij me përulësi e pranuan këtë “harresë” skandaloze dhe e “falën” shefin e madh. Në fund të fundit kush ishin ata përpara tij!

Ata ishin aty për të tjerët jo për Dvoranin.

Kjo kapardisje prej vetëdijes së rëndësisë dhe paprekshmërisë arriti kulmin në rastin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese në Nëntor të vitit 2019. Duke qenë prej 15 vitesh anëtari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetar i KED(Këshillit të Emërimeve në Drejtësi), Dvorani ishte autoriteti që firmoste dërgesën e propozimeve tek organet e emërtesës (Presidenti dhe Kuvendi), sipas një radhe të caktuar, një herë njërit e pastaj tjetrit.  Megjithëse Kushtetuta e Shqipërisë e detyron të zbatojë rigorozisht radhën, Dvorani bën të kundërtën, dërgon dy propozime me kandidatura menjëherë te Presidenti. Shkelja e Kushtetutës bëhej me vetëdije dhe në bashkëpunim me Parlamentin dhe maxhorancën qeverisëse.

Presidenti kishte dy rrugë: 1. Të bëhej bashkëfajtor me Dvoranin dhe të zgjidhte dy kandidaturat dhe 2. Të zgjidhte njërin e të priste radhën për tjetrin pasi Parlamenti të zgjedhë kandidaturën e vet siç shkruante Kushtetuta.

Duke shkruar sa më sipër nuk kam ndërmend aspak të bëj apologjinë e Presidentit. Mundet që veprimi i duhur të ishte shmangia e Presidentit nga zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndoshta shprehja e përmendur në motivacion: “zhvlloi mekanizmat e duhur për të zvogëluar ndikimin politik” i referohet pikërisht këtij veprimi. Ama, për këtë gjë, duhej më parë të ndryshohej Kushtetuta. Për një gjyqtar karriere, anëtar 15 vjeçar të Gjykatës së Lartë, jurist-hartues ligjesh, kjo shkelje është e pafalshme. Dvorani po bënte politikë me postin e lartë të drejtësisë. Kjo është e palejueshme për cilindo.

A e mori dekoratën amerikane Dvorani pikërisht për këtë veprim antikushtetues, për këtë nuk jam i sigurtë. Ama jam krejt i sigurtë që ky veprim duhej të ishte arsyeja që ajo dekoratë të mos jepej! Dvorani ishte kthyer haptas në një shërbëtor të vullnetit politik të maxhorancës.

Tani mbetet të dekorohet edhe Fatmir Xhafaj, konceptuesi, frymëzuesi, drejtuesi dhe zbatuesi kryesor i Reformës në Drejtësi. Nëse ka një meritor kjo Reformë, i pari në radhë është Fatmir Xhafa.

Hetuesi komunist që burgoste, torturonte dhe internonte njerëz vetëm se ata qeshnin kur vdiq Enver Hoxha është kumbara i kësaj drejtësie. Nëse ajo ka pasur sukses Kampioni i vërtetë i saj ai.

Ne jemi bërë imunë nga këto zhvillime, na është squllur nervi, maksimumi qeshim ironikisht nga përbuzja, nënçmimi që na bëhet çdo ditë nga politikanët tanë . Zhgënjimi vjen vetë kur vendi  Kampion i Lirisë vlerëson si Kampion të Drejtësisë një prokuror të Diktaturës.

Etiketa: Ermal MulosmaniFatmir XhafaMos harroni edhe Fatmir Xhafajn ai është Kampioni i vërtetë i Drejtësisë së re

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Identifikohet pacienti që hodh nga lartësia tek Infektivi! Ishte shtruar një ditë më parë (emri)

Bilanc i zi/ Shënohen mbi një mijë raste të reja, 19 pacientë humbin betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com