Mos e shikoni variantin e ri të dublimit të filmit “Skënderbeu”! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos e shikoni variantin e ri të dublimit të filmit “Skënderbeu”!

15:05 | 22/11/2018
në Shqiperi
0

Nga Ilir Metaj

E keni parë variantin e ri të dublimit të filmit “Skënderbeu” ?
Nëse jo, mos e shikoni!
Heqja e shumë efekteve zanore e ka shndërruar filmin në një teatër kukullash. Madje, teatër kukullash i nivelit të dobët.
Çudia më e madhe është se zërin e Skënderbeut e dublon Rikard Ljarja.
Kujtoni timbrin e zërit të Rikard Ljarjes: asgjë të përbashkët me përfytyrimin mbi Skënderbeun!
Rikardi ka qenë aktor i mirë që i shkonin për shtat personazhet me profil diskret, paqësor e me një ze të shtruar që vështirë të mbërrije tek grinta e luftëtarit energjik, pale pastaj tek strategu i kalibrit Skënderbe.

Tani imagjinoni luanin Skënderbe, tek zihet e grihet me Sulltanin apo me Hamzanë, apo Skënderbeun që thërret të motivojë ushtrinë para sulmit, me zërin e…të urtit e paqësorit Rikard Ljarja!

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

E sigurtë është që, sikur Skënderbeu të kishte vërtete zërin e Rikardit, do kishte mbetur pa ushtri, se nuk do motivonte dot as daullexhiun, pale më ushtarët.
Por ç’është me groteskja, mendoni që Rikard Ljarja ka qenë 70 vjeç në 2012, kur ka bërë dublimin!!

Pra Skënderbeu 38-vjeçar, që braktis Turqinë e kthehet në Shqipëri, në kulmin e fuqive të tij, ka zërin e lodhur të një 70-vjeçari.

Po si mundet ta nënvlerësojmë e nakatosim kështu figurën e Heroit tonë më të madh të të gjitha kohëve, në filmin e vetëm që kemi për të?!
A thua nuk mjafton pamjaftueshmëria e përmendjes së emrit, rëndësise dhe historisë së tij në tekstet shkollore!

Në sa faqe të librit te historisë flitet për Skënderbeun? Sa qartë dhe e detajuar përshkruhet rëndësia e figurës së tij, jo vetëm për shqiptarët, por për gjithë Europën?
Pamjaftueshëm! Shumë pamjaftueshëm! Duhet të ishte shumë, shumë më tepër!!!

Dhe të mendosh që një figurë e tillë legjendare, gati-gati e pakrahasuesheme me askënd tjetër në historinë e njerëzimit, duhet të kishte bustin në çdo kopsht, shkollë apo institucion!
Kush tjetër më shumë se Skënderbeu mund të na motivojë te mos dorëzohemi, të luftojmë gjithmonë për dinjitet, krenari kombëtare dhe rritje standardesh përfaqësimi?!

Gjergj Kastriot Skënderbeu “Athleta Christi”! Më vjen turp të them, që vetëm dje mesova se një titull të tillë, ne fakt e mbajnë vetëm 4 njerëz :
Louis 1 dhe Huniadi, të Hungarise, Stefani i Madh i Moldavisë dhe Gjergji ynë!
Por ndërsa secili prej 3 të tjerëve është vlerësuar me këtë titull nga një Papë, Gjergji ynë është vlerësuar si “Athleta Christi” nga 4 prej Papëve.
Një informacion i tillë, nuk ka qenë dhe as nuk është në tekstet tona të historisë!
Përveç mungesave të tjera, në sasi dhe në cilësi.

Dhe të mendosh që për “të motivuar” fëmijët, në tekstet shkollore, përdoren si shembull këngetarë hip-hopi apo tallavaje, apo edhe lloj-lloj figurash të tjera mediokre.
Ne nuk e meritojmë Skënderbeun! Jo vetëm për sa pak thashë më sipër! Për shumë më shumë!
Nëse Skënderbeu do të ngrihej sot nga varri, për të parë ç’bëhet me pasardhësit e tij, do duhet t’i thoshim:
” I dashur Skënderbe! Ulu, duhet të flasim..”

Etiketa: "Skenderbeu"filmhistoriilir metajllibra

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Zhupa i përgjigjet Ballës: Prokuroria nuk heton tenderin abuziv

Zhupa i përgjigjet Ballës: Prokuroria nuk heton tenderin abuziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com