Mori 1 mijë euro dhe 1 arkë me peshk për vendin e punës, Merret vendimi për Rovena Vodën dhe 2 të pandehurat e tjera – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mori 1 mijë euro dhe 1 arkë me peshk për vendin e punës, Merret vendimi për Rovena Vodën dhe 2 të pandehurat e tjera

12:11 | 15/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

GJKKO ka lënë në fuqi masat ‘arrest shtëpie’ për ish-zëvendësministren Rovena Voda dhe 2 shtetaset e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin.

Kujtojmë se Rovena Voda, ish zv.ministre e Brendshme ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht.

Nga informacionet brenda akuzës mësohet se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër dosje, dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv.ministres.

Read more

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

Sipas burimeve hetimet për çështjen tjetër kanë nisur në vitin 2019 e me pas çështja u veçua sipas hetimeve.

Ndërkohë, Florida Beu, 30-vjeçarja nga qyteti i Durrësit, që dyshohet se i dha rryshfetzëvendësministres Rovena Voda, ka përfunduar e shtruar në spital, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Dosja e saj është veçuar dhe seanca në GJKKO po vijon për dy të pandehurat e tjera Rovena Voda dhe Majlinda Hasani.

Kujtojmë se Beu ka përdorur të gjitha mënyrat që të niste punë në Ministrinë e Brendshme, edhe pse ajo në Durrës kishte disa biznese të saj, dhe mund të themi që nuk ishte aspak në kushtet e mbijetesës.

Të tjera gratë që u kapën në përgjime mbahen nën masën e arrestit të shtëpisë, dhe akuzohen për korrupsion dhe ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Ja çfarë zbuluan përgjimet:

Në 13 shkurt 2020 Avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim. Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për t’u punësuar. Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku.

Rovena Voda ka telefonuar dike në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste. Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.

Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës më ngeli mendja mos duheshin më shumë para. Se të paktën të na fuste në një vend të mirë. Më pas, Majlinda dëgjohet duke thënë se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.

Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që ta ndjej si detyrim.

Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk.

Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

Dosja e plotë, dalin përgjimet:

Fax News ka zbardhur dosjen e plotë të SPAK, me përgjimet që çuan në masën e arrestit të shtëpisë ministren Rovena Voda, dhe të dyshuarat e tjera për korrupsion Florida Beu dhe Majlinda Hasani.

Ajo që vihet re në dosjen e SPAK është se të treja gratë, zëvendësministrja, Florida Beu, dhe ndërmjetësuesja Majlinda Hasani, janë të shkujdesura, dhe bëjnë vazhdimisht biseda telefonike.

Pjesë nga përgjimet, biseda e Florida Beut, me mamanë e saj Nerenzën: 

Florida: Me ato lekët që do më sjellë Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë çik si detyrim ajo

Nerenza: Ishalla o zot i madh, dritë ia bëftë edhe asaj

Florida: I tha pa merak i tha se do ta shpërblej, njëqind herë i tha hajde dalim për darkë e andej këndej, e kemi lënë të enjten

Nerenza: Po çfarë është kjo tani

Florida: Zëvendësministre

Nerenza: Tani ça pike synimi ke ti që të fusi aty

Florida: Në ministri

Nerenza: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja në telefon

Florida: Mjafton të futem se ajo i tha, i tha Majlinda, unë dua njkë vend të mirë për këtë, ajo i tha unë direkt shefe nuk e fus dot, por ta fus si specialiste i tha

Nerenza: Ty të pëlqen kjo

Florida: Po po mami, të futesh në ministri është gjë e madhe, të futesh në minsitri edhe me DAP, futesh me provim, ti bën provimin, provimin ta jep patjetër, se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori në telefon po u fute aty pastaj , mjafton të futësh këmbët, se pastaj të rrisin në post.

Biseda mes Florida Beut dhe Majlinda Hasanit

Florida: Më ngeli mendja mos donte më shumë kjo

Majlinda: Moj ti je budallaqe, edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë…

Florida: Kam hall se mos donte më shumë që të paktën të më vëjë në një vend tamam

Majlinda: Ja thashë unë tashti dhe do iki prapë tia them, dëgjo këtu se ajo pesqind mijë lekë do marri, do nja dy vjet ti laj këri që do tiu japi juve, jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos më çani …., rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë

Florida: Se di sa jepet në këto raste

Majlinda: Mirë e ke edhe dy do i japësh asaj…

Florida: Po pra tamam

Pas këtyre bisedave Florida Beu komunikon vazhdimisht me të ëmën e saj, të cilës i thotë që duhet lek i madh. E pandehura është e shqetësuar vazhdimisht nëse paratë që i ka dhënë zëvendësministres janë apo jo të mjaftueshme.

Në një tjetër komunikim që ka pasur me Majlinda Hasanin, që duket se ka bërë dhe rolin e sekseres thuhet:

Florida: Si tha Rovena dje, ma jep në çantë

Majlinda; Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere në çantë tha

Florida: Ajo qe tu thonë bjeri mi kështu ça çante

Majlinda: Po mi dhe ashti mund tia jepnin. Prit njëherë mi se për një llaf njëmijë euro, nuk po na bën ministre

Biseda e Floridës me të ëmën

Nerenza: Po mirë si do ja bëni tani, se mezi e prite

Florida: O mami këto duan zarfin me lekë. I thashe Majlindës, pa lekë nuk të bën njeri gjë. Unë i çova njëmijë euro, ja futa në zarf, Majlinda më tha prit njëherë mos i jep më shumë. Ti kishim dhënë 2 mijë euro, a ti kishim blerë ndonjë gjë.

Edhe dje erdhi dy sekonda sa na takoi, kishte dhe dy tavolina të tjera që e prisnin për punë. Shkoi Majlinda që të pyeste për tëte Bashkia, dhe ishte me vërtetë në mbledhje nuk gënjente.

Më pas në biseda rezulton se Voda, kërkon dhurata shtesë, siç ishte celulari, i markës samsung, dhe jo iphone, si dhe një arkë me peshk, të cilin e merr në portin e Durrësit, nga familja e Florida Beut.

Ja çfarë zbuluan përgjimet:

Në 13 shkurt 2020 Avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim. Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për t’u punësuar. Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku.

Rovena Voda ka telefonuar dike në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste. Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.

Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës më ngeli mendja mos duheshin më shumë para. Se të paktën të na fuste në një vend të mirë. Më pas, Majlinda dëgjohet duke thënë se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.

Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që ta ndjej si detyrim.

Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk.

Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

Etiketa: ish-zëvendësministren Rovena VodaSPAKvendimi

Të Lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

nga 27
23:07 | 18/12/2025
0

Disa persona “janë shoqëruar për intervistim” pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

nga 27
22:53 | 18/12/2025
0

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

nga 27
22:41 | 18/12/2025
0

Milani është mposhtur nga Napoli në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Italisë me rezultatin 2-0. Takimi i luajtur në...

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

nga 27
22:29 | 18/12/2025
0

eputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për zhvillimet e...

Para
Valiu i Tiranës, nën hyqmin e mëkëmbësit të Sulltanit. Shqipëria përfshihet në problemet e brendshme të Turqisë

Valiu i Tiranës, nën hyqmin e mëkëmbësit të Sulltanit. Shqipëria përfshihet në problemet e brendshme të Turqisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

22:29 | 18/12/2025
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

22:13 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –
  • Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –
  • Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com