Pas hyrjes në fuqi të ligjit për moratoriumin e pyjeve janë kryer 750 inpektime në të gjithë vendin ndërsa janë vendosur 9 masa administrative. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve Egrys Agasi, i cili ftoi të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje në aplikacionin Mjedisi im.
Përmes një konference për mediat, kreu i Inspektoriati Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi, konfirmoi se janë vendosur 9 masa administrative me 50 milionë lekë gjob secila. Përveç gjobave në pyje, janë sekuestruar armë gjahu, duke ndëshkuar autorët për gjuetinë e paligjshme, bimët mjekësore e prodhimet e dyta pyjore.