Drejtuesit e Real Madrid i kanë idetë e qarta; të rimarin nga Juventus Alvaro Moratën, por nëpërmjet tij të arrijnë tek Aubamejang. Në gjë të tillë e kanë konfirmuar gjermanët e “Bild”, një gazetë që shquhet edhe për artikuj abuzivë. Madrilenët e kanë prej kohësh nën vëzhgim sulmuesin e Borusias së Dortmundit, por për të përfunduar këtë operacion janë të gatshëm të përdorin si pedanë numrin 9 të Juventusit, plus 70 mijë euro. Për të riblerë Moratën, Real duhet të derdhë në arkën e Juves 30 milionë euro, ndërkohë që ky i fundit e ka pëlqyer gjithmonë një transferim të mundshëm tek Dortmund, madje që në kohën kur skuadra drejtohej nga Jurgen Klop. “Ai është një qytet i çmendur pas futbollit, me numrin më të madh të spektatorëve për ndeshje në të gjithë Europën. Veç kësaj, Dortmundi është një ambjent i sigurtë edhe për familjen time”, është cituar të ketë thënë Alvaro Morata.