Morali i lapërdhisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Morali i lapërdhisë

10:55 | 06/02/2016
në Uncategorized
0

 

Nga Enkel Demi

 

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ajo është një vajzë që thotë se është këngëtare. Nuk e njihja këtë artiste, madje fotot e saj i pashë këto ditë në rrjet. Nuk mund të them që nuk më bëri përshtypje, megjithatë për të shuar kërshërinë lundrova në internet dhe gjeta këngët e saj. Çika bukuroshe nga Puka ka dy hite “T’sunami” dhe “Loca loca”. Nuk do të bëj asnjë koment për to, sepse do ngjaj old fashion, por prej tyre kuptova mjaft në lidhje me këtë personalitet.

Vajza u bë e njohur, sepse tha copë që një deputet i martuar i Partisë Demokratike e kishte lutur të bëhej e dashura e tij, me premtimin se do e mbante si vajzë sheiku. Nisi menjëherë hetimi nëse deputeti ishte geg a tosk, madje pati përpjekje të lavdërueshme për të bërë një identikit të tij. Duket goca, pasi kuptoi që kjo histori mund të mbante, të nesërmen për par condicio tha se një ofertë të ngjashme kishte marrë edhe nga një ministër socialist. Meqë prej vitesh jemi një shoqëri voyeuriste që jemi mësuar ta shohim botën si telenovelë nuk është çudi që të presim episodin ku do na dalë sipërmarrësi, më pas ndonjë ambasador, gazetar e nuk di se kur mund të sosë kjo lypje publike.

Xhesika ka gjasa të ketë treguar të vërtetën dhe tronditja e shkaktuar ka po kaq gjasa të jetë mbjellë në një ambjent të përshtatshëm, ndaj nuk ka përse të mos besohet, madje nuk ka përse të fshihemi pas gishtit. Në Shqipëri njerëzit e kamur disi ose të pushtetshëm, me një pozitë shoqërore të lakmueshme e kanë kthyer kurvërinë në standard moral. Bigamizmi ose marrëdhëniet paralele janë një farë vlere që i përkasin shoqërisë sonë. Këtu, politikanë, pasunarë, gazetarë, pronarë mediash e jetojnë ditën duke ulur brekët, duke dërguar sms, prenotuar oda bujtinash, shtëpi me qira, madje duke patur nga dy-tre familje dhe disa palë fëmijë.

Në Shqipëri kjo nuk përbën kurrfarë skandali. Ka plot prindër që kanë pranuar ta kenë bijën mantenutë, por u pëlqen jeta e saj, fjala vjen me një BMW X5. Kjo ndodh ditës për diell, ndaj këngëtarja u besua pa një pa dy.

Në Shqipëri askush nuk u ndje keq që për muaj e muaj drejtuesit e një media u kthyen në kodoshë të pronarit, i cili kishte kërkesa të veçanta për moshën e vajzave që kalonin në audicione. Një modele e talentuar, shumë e bukur nuk pranoi të shkonte në këtë shtrat duke preferuar të fejuarin e saj të panjohur në faqet VIP. E zbuan nga puna dhe e zhdukën nga ekrani. Tek ne, megjithëse jemi treg shumë i vogël ka udhëheqës të rëndësishëm programesh që promovojnë vajza në televizion dhe politikë në shkëmbim të favoreve seksuale, madje kjo dallohet ashiqare në TV, por nuk konsiderohet imorale. Në politikë karrierat shpesh përcaktohen nga ofshamat që lëshohen në zyrat e kateve të larta.

Të gjithë e dinë në Shqipëri që shumë nga personazhet e njohur të faqeve rozë janë escort ose si i thonë në shqip shoqëruese të shtrenjta. Vajza që nuk kanë punuar qoftë dhe një ditë, i sheh të hedhin në rrjete sociale foto në avionë privatë, plazhe eksluzivë, në qytete dhe hotele tejet të shtrenjtë mbuluar me stoli marramendëse.

Vajza nga Puka, ndoshta në mënyrë të rëndomtë vuri në pah vanitetin konsumist të kësaj shoqërie, e cila nuk beson në asnjë vlerë, përveç shpenzimit të vrullshëm të parave dhe lapërdhive. Ndoshta ajo nuk e di që mësues në Pukë ka qenë Migjeni, njeriu që shkroi tregimin “Historia e njenës nga ato”, rrëfenjë e cila përsëritet brez pas brezi, nga gjyshi tek biri dhe më pas tek nipi.

Etiketa: ekraniescortfaqet rozëLoca locamediaold fashionpar condicioT'sunamiVIPXhesika Ndoj

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
PD kërkon shtyrjen e hetimit për serverin e tatimeve

PD kërkon shtyrjen e hetimit për serverin e tatimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com