Nga Sokol Shameti
Kjo statujë që paraqet këmbën e prerë të një njeriu, u ngrit për nder të kontributit të gjeneralit Benedikt Arnold në Revolucionin Amerikan ku ai edhe u plagos në këmbë.
Pasi ai tradhtoi dhe e shiti atdheun e tij tek pushtuesit Britanikë për 6000 stërlina, dikush nga anglezët e pyeti: Po sikur të të kapin rob amerikanët? Arnoldi u përgjigj: Do ma presin këmbën të cilën e plagosa duke luftuar për liri dhe do ma varrosin me nderime, ndërsa pjesën tjetër të trupit do ma varin në trekëmbësh.
Profecia e këmbës u plotësua, ajo e varjes në litar u shndërrua në një vdekje mediokre dhe në ndëshkimin me harresë (damnatio memoriae) për njeriun të cilit kjo këmbë i përkiti.
(Monumenti ndodhet në Parkun Kombëtar Historik të Saratogës në Nju Jork. Emri i njeriut të cilit i përket kjo këmbë ndalohet nga Shtetet e Bashkuara, të vendoset në pllakën përkujtimore pranë saj).
Imagjino sikur te kishte bere vetem shu… ne Amerike.