• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Monika Kryemadhi For President!

13:39 | 16/08/2016
në Uncategorized
0

Sot është shpërndarë në rrjetet sociale një ftesë e çuditshme, ku i kërkohet çdonjërit që ka një llogari në Facebook që të bëjë “like” në një faqe që duket si “zyrtare” apo komunitet.

Faqja titullohet: “Monika Kryemadhi for President”. Në rrjet funksionojnë me miliona faqe që shprehin shumë gjëra dhe normalisht edhe kjo e fundit do të merrej si një lëvizje në morinë e pafund të rrjeteve sociale nëse nuk do të merret parasysh një fakt.

Lexo edhe

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

“Monika Kryemadhi For President” është shpërndarë në Facebook nga militantë, madje të emëruar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në administratën shtetërore. Që do të thotë se këta militantë nuk janë aq të lirë që të shfaqin dëshirat e tyre në rrjetet sociale si ato që janë “qytetarë të lirë”.

Pra çdo qëndrim i tyre, pak apo shumë, do të konfondohet si një zhvillim politik që ka lidhje me LSI-në. Në fakt faqja “Monika Kryemadhi për President” si komunitet është hapur herët që në janar të vitit 2015.

Ajo ka mbi 1800 “like” dhe bën përshtypje se e kanë pëlqyer këtë faqe edhe disa deputete gra të Parlamentit shqiptar.

Nuk dihet se kush e administron këtë faqe, por postimet e saj nuk janë kuturu dhe të hapura për pjesëtarët e komunitetit. Duket se çdo postim është i kujdeshshëm dhe i qëruar politikisht. Ka mesazhe të kreut të LSI-së Ilir Meta, urime zyrtare por edhe qëndrime për ngjarje të caktuara.

Postimi i fundit është më 5 gusht, ndërsa parardhësi më 21 gusht. Faqja është riaktivizuar së fundmi, pasi është “lënë pas dore” prej janarit 2015.

12718225_516577405168929_1436019080131762182_nPse u riaktivizua tani.  A është deputetja Kryemadhi, një kandidate potenciale për kryetare shteti në 2917-n?!

Jo vetëm që nuk përbën asnjë çudi, por duket se përbën një lëvizje të pastër politike ndoshta jo me qëllim të përqëndruar final, por si një instrument tejet interesant politik.

Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, është në politikë jo falë të shoqit, madje ai ia ka eklipsuar karrierën. Monika i ka hyrë politikës në një kohë me bashkëshortin, ka qenë aktive deri vonë, por që prej kohës kur Meta është emëruar kryetar Kuvendi, Monika Kryemadhi ka qëndruar në hije, por jo krejtësisht.

Pse jo krejtësisht?! Sepse po të donte ta linte fare politikën, Kryemadhi nuk do të zgjidhej deputete.

Kush e njeh LSI-në, e di që Monika është jashtëzakonisht e rëndësishme brenda kësaj force politike dhe vendimi i saj ka peshë të madhe, edhe pse nuk del publikisht.  Një propozim i LSI-së për Monika Kryemadhin si Presidente e Republikës, do të vinte në një kohë kur një grua-presidente mund të jetë kthyer në trend nëse fiton Hillary Clinton.

Një opsion i tillë, do t’i jepte Ilir Metës imazhin se ai nuk është aq i “pangopur” sa t’i marrë të gjithë psotet: kryeministër, zv.kryeministër, kryetar Parlamenti dhe president i Republikës, por edhe akuza apo qëndrime të tjera kritike.

Mund të mos ishte çudi që në një situatë të tillë kur po flitet për një rinovim të klasës politike të kishim edhe një rokadë brenda familjes “Meta” siç pritet rokadë brenda familjes “Berisha” etj.

Shembuj ka: dhëndrri i ish-kryeministrit ngjiti shkallët në PD dhe flitet që mund ta bëjnë këtë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

Dikush mund të thotë që janë thjesht “marrina” të gjithë këto komente. Po mirë atëherë? Pse ky aksion bëhet nga njerëz të zgjedhur të LSI-së. Vini re me kujdes postimet e faqes, “like”-t dhe komentet dhe duket se nuk kemi të bëjmë me rastësi…tesheshi.com

Etiketa: LSI militantet e LSIMonika Kryemadhi

Të Lidhura

lajmi fundit

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

nga 27
20:20 | 26/03/2023
0

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në Rrëshen. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur apo vrarë. (vazhdon) The post...

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

nga 27
20:14 | 26/03/2023
0

Anglia ka triumfuar 2-0 ndaj Ukrainës në ndeshjen e dytë të Grupit C në kualifikimet për Euro 2024. Tre Luanët...

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

nga 27
19:54 | 26/03/2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për ‘shmangien’ e takimit të politikanëve demokratë nga axhenda e tij e...

Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

nga 27
19:46 | 26/03/2023
0

Një ditë pas daljes së Kiarës, Luizi duket se ka menduar ta vazhdojë garën me të gjitha strategjitë e tij....

Para

15 rekomandime për kandidatët e Dibrës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

lajmi fundit

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

20:20 | 26/03/2023
Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

20:14 | 26/03/2023
Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

19:54 | 26/03/2023
Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

19:46 | 26/03/2023
Klopp duhet të afrojë me çdo kusht talentin e mesfushës –

Klopp duhet të afrojë me çdo kusht talentin e mesfushës –

19:32 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Konflikt me armë zjarri në Rrëshen
  • Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –
  • Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –
  • Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –
  • Klopp duhet të afrojë me çdo kusht talentin e mesfushës –
  • I shpërthen dinamiti, ndërron jetë 50-vjeçari në Fushë Arrëz –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Konflikt me armë zjarri në Rrëshen
  • Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com