Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini flet pas takimit me presidentit maqedonas, duke deklaruar se Ivanov gaboi me refuzimin e mandatimit të Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.
“Kërkojmë nga Presidenti Gjorge Ivanov që të mos shkelë parimet themelore të demokracisë dhe të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin që i refuzon mandatimin Zoran Zaev, liderit të partisë së dytë fituese në zgjedhje”, tha Mogherini.
Mogherini u takua edhe me Zoran Zaev, i cili tha se kishte marrë garancitë dhe përkushtimin e Bashkimit Europian për të ardhmen demokratike të Maqedonisë.
Kriza politike në Maqedoni u përshkallëzua të mërkurën pas vendimit të Presidentit vendas për të refuzuar mandatimin e Zaevit.