• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mocioni i mosbesimit/ Parlamenti malazez debat: A do të bjerë qeveria e Abazoviçit?

16:29 | 19/08/2022
në Kosove Rajon
0

Parlamenti i Malit të Zi është mbledhur duke debatuar rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Dritan Abazoviç.

Nisma për t’i hequr votëbesimin qeverisë është kërkuar nga 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, të disa partive në koalicinonin qeveritar dhe partive të tjera, për shkak të, siç kanë thënë, ndalimin e Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimin e tensioneve ndëretnike në vend.

Lexo edhe

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

Nismëtarët e mosbesimit e kritikojnë qeverinë duke theksuar se në vend të ndjekjes së rrugës evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike. “Pas qeverisë së ekspertëve dhe (qeverisë) së pakicës, Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje për një qeveri legjitime”, tha Danijel Zhivkoviç, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste, të presidentit Milo Gjukanoviç.

Kryeministri Abazoviç thotë se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe. “Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe mos u fshihni pas evropianizmit tani”, tha zoti Abazoviç.

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze. Edhe shoqëria civile dhe opinionistë të pavarur patën vërejtje serioze për përmbajtjen e Marrëveshjes.

Në fillim të gushtit, kryeministri Abazoviç i refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e organizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, si dhe institucioneve të tjera në vend.

Për të rrëzuar qeverinë, e cila deri tani funksiononte si qeveri pakice, nevojiten votat e të paktën 41 nga 81 deputetëve të parlamentit të Malit të Zi. Është e paqartë se cili do të jetë epilogu i seancës parlamentare, sepse Fronti Demokratik, si parti pro-ruse, apo Demokratët e Alekse Beçiçit dhe Partia Boshnjake, ende nuk janë shprehur se si do të votojnë. Një pjesë e votave të tyre, të paktën pesë, nevojiten për rëzimin e qeverisë.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e Fronti Demokratik kërkuan ndërprerjen e saj dhe propozuan, që partitë fituese të zgjedhjeve parlamentare të gushtit të vitit 2020, të formojnë përsëri një qeveri teknike, siç bënë dy vjet më parë.

Fronti Demokratik dhe partia tjetër, Demokratët, kanë kërkuar një seancë tjetër parlamentare më 2 shtator, për të debatuar një mocion tjetër mosbesimi, nëse qeveria e kryeministrit Abazoviç i mbijeton votimit të tanishëm.

Propozimi për votën e mosbesimit në shtator, është paraqitur nga 32 deputetët e këtyre dy partive, duke përmendur si arsye “humbjen e kapaciteteve funksionale dhe thellimin e krizës ekonomike”./ VOA

Etiketa: Dritan Abazoviç

Të Lidhura

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

nga 27
16:51 | 04/02/2023
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 22-vjeçar pretendon se është përdhunuar nga një transgjinor...

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

nga 27
19:43 | 03/02/2023
0

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës...

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

nga 27
18:45 | 03/02/2023
0

Edhe sot në Kuvendin e Serbisë ka pasur debate të nxehta mbi çështjen e Kosovës mes presidentin serb dhe opozitës....

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

nga 27
14:56 | 31/01/2023
0

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka shprehur mbështetjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Siç...

Para
Festa e çmendur e kryeministres finlandeze, flasin dëshmitarët: Iu ul në prehër dy meshkujve dhe…

Festa e çmendur e kryeministres finlandeze, flasin dëshmitarët: Iu ul në prehër dy meshkujve dhe...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjinushi e drejton në mënyrë të paligjshme –

Gjinushi e drejton në mënyrë të paligjshme –

13:45 | 06/02/2023
Ish kapiteni i Interit drejt Milanit? –

Ish kapiteni i Interit drejt Milanit? –

13:43 | 06/02/2023
“Kokë më kokë” me Borën, Efi pritet të drejtojë emisionin e njohur

“Kokë më kokë” me Borën, Efi pritet të drejtojë emisionin e njohur

13:37 | 06/02/2023
Tërmetet në Turqi, Shqipëria nis ekipin me 38 persona –

Tërmetet në Turqi, Shqipëria nis ekipin me 38 persona –

13:35 | 06/02/2023
‘Çdo gjë e rrafshuar’, banesat janë shembur krejtësisht nga tërmeti –

‘Çdo gjë e rrafshuar’, banesat janë shembur krejtësisht nga tërmeti –

13:33 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Gjinushi e drejton në mënyrë të paligjshme –
  • Ish kapiteni i Interit drejt Milanit? –
  • “Kokë më kokë” me Borën, Efi pritet të drejtojë emisionin e njohur
  • Tërmetet në Turqi, Shqipëria nis ekipin me 38 persona –
  • ‘Çdo gjë e rrafshuar’, banesat janë shembur krejtësisht nga tërmeti –
  • Georgina Rodriguez, urim special për Cristiano Ronaldon –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjinushi e drejton në mënyrë të paligjshme –
  • Ish kapiteni i Interit drejt Milanit? –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com