Një aksident automobilistik është regjistruar gjatë paradites së sotme në Librazhd me pasojë plagosjen e tre personave .
Mësohet se mjeti tip “Alfa” me targa AA831KO, drejtuar nga shtetasi F.C, 26 vjeç, banues ne Pogradec ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidenti është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, konkretisht shtetasit:
-A.H, 27 vjeç, banues ne Pogradec
-E.H, 30 vjeç, banues ne Pogradec
Tre të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale.